Debate te ‘Hetimori’, Vokshi-Ndrecës: Me avokatin e Beqajt përgatite skenar për të penguar dëshminë, prezantimin me power point bëjeni në Surrel! Deputeti i PS: Keni axhendë të paracaktuar

 

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë vijojnë debatet për mënyrën se si do të dëshmojë Ilir Beqaj. Albana Vokshi akuzon PS se kanë përgatitur skenar që të mos dëshmojë dhe se nuk duan të lejojnë seancën pyetje përgjigje.

Madje hodhi akuza ndaj Ndrecës se bashkë me avokatin e Beqajt (që mbron edhe Ndrecën) kishin përgatitur skenarin me prezantim power point që mos të dëshmojë Beqaj.

Ndreca hodhi poshtë akuzat duke thënë se s’ka një skenar të tillë, por akuzon demokratët se ata kanë një plan për të vijuar axhendën siç e duan.

Pjesë nga debati

Petrit Vasili: Komisioni Hetimor nuk është work shop. Gjatë pyetje dhe përgjigjeve shumë gjëra mund të hidhen dritë edhe në këndvështrimin që ka dëshmitari. Kjo këmbëngulje e kotë e pakuptimtë.  

Albana Vokshi: Meqë siç e përmendi Vasili pjesa më e rëndësishme e komisionit është marrja në pyetje, propozoj të vijë dëshmitari të fillojë me pyetjet. Të na e vërë në dispozicion, ta kemi parasysh prezantimin e zotit Beqaj. Nëse keni dëshirë që ky komision të vijojë me pyetje, nuk shoh arsye të keni rezerva.

Plarent Ndreca: Nuk është propozim i ri, e bëre në Kryesi dhe nuk ramë dakord. Nuk vëmë në diskutim seancën pyetje përgjigje.

Albana Vokshi: Atë po ndaloni ju. Ky është skenari që ke përgatitur.

Plarent Ndreca: Unë skam planifikuar asgjë, skam lidhje me këtë gjë. S’kam asnjë skenar dhe as nuk ja kam idenë. Ajo që po të them është që pyetjet përgjigje nuk ti kemi vënë në diskutim.

Albana Vokshi: Ligji e thotë deklaratë jo prezantim. Ta bëjë te burgu, gjykata ose në Surrel. Këtu jo.

Plarent Ndreca: Pse ndërpret, pse ke frikë. E di që je gabim, je duke thyer ligjin, Ju e keni një plan, ju e doni brenda kornizave që keni ju. Ligji thotë deklaratë e kontekstualizuar. Këtë ligjin e shpikni ju. Është abuzim se doni të shkoni drejt një axhendë që e keni paracaktuar.

Albana Vokshi: Kishe përgatitur ti me avokatin, që jo rastësisht është edhe i joti edhe i Beqajt, kishit përgatitur këtë skenar. Do ta lini shtetasin Ilir Beqaj që të vijë dhe tu përgjigjet pyetjeve.

Edmond Spaho: Qëndrimi juaj është i qartë dhe tani e kuptojë pse s’doni që të vijë as Vilma Nushi dhe as Rama që të dëshmojë. Për Check Up ka parregullësi të mëdha, vazhdonte merrte pagesën për analiza të pa kryera, ka marr 8 milionë euro të qytetarëve shqiptar, i ka marr Vilma Nushi dhe ju s’doni që ne të pyesim Vilma Nushin dhe Edi Ramën. Me një shkresë ministrie e keni zgjatur edhe një vit e gjysmë Check Up dhe tani po kërkoni që ta rinovoni edhe për 10 vite të tjera. Doja ta pyesja Beqajn si ka mundësi që aksionerët i kanë dhënë 40 për qind të aksioneve. Ato aksionet nuk i ka vetëm ai, ai ka pjesën e miut sepse pjesën e luanit e ka dikush tjetër. Po ku qenkan këta investitor që të japin 40 për qind. Ju nuk keni dashur që ky komision të funksionojë që nga fillimi.


Lajmi kryesor:

'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’