TIRANE- Do të paraqiste një raport të detajuar për situatën e spitaleve dhe skemën e financimit falas të shëndetit, por nisja e fjalës nga kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, me akuza për blerje votash në Korçë, e ka detyruar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të braktisë këtë komsion.

Pas tij është larguar edhe nga drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, që e shoqëronte në këtë Komision, si dhe të gjithë deputetët e majtë që ishin në sallë. Beqaj është shprehur jashtë ambienteve të Komisionit për mediat, se ky veprim ishte i qëllimshëm.

Ministri i Shëndetësië Beqaj ka shpjeguar, se pas prishjes së skanerit të urgjencës në QSUT, ai do të mbulohet nga skaneri i neurologjisë dhe Onkologjikut. Rezonanca në Spitalin e Durrësit është vënë në punë, ndërsa për dy-tri ditë vihet edhe skaneri në këtë spital. Po ashtu edhe çështja e skanerit te spitali i Traumës, zgjidhet për 10 ditë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)