Debate te ‘Siguria’,Noka-Felajt:
Mos ndërhyj,intimidon deputetët

Po zhvillohet me debate Komisioni i Sigurisë, ku e pranishme është edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo e fundit po fliste për buxhetin e vitit 2018, por deputetët në mbledhje e kanë pyetur atë për radarët e hapësirës detare.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj, e cila ka kërkuar të ndërpresë mbledhjen, pasi deputetët nuk po pyesnin ministren për temën që po diskutohej. Deputeti demokrat, Flamur Noka, i është drejtuar Felajt, duke i thënë se është aty për të drejtuar mbledhjen dhe jo për të treguar çfarë pyetjesh do bëjnë deputetët. Sipas tij, çdo deputet ka të drejtë të bëjë 50 pyetje.

Noka: Je këtu për të drejtuar mbledhjen, jo për të treguar çfarë pyetjesh do bëjmë. Çdo deputet mund të bëjë 50 pyetje, mos ndërhyj se kjo quhet tentativë për të intimiduar deputetin. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia