Debate te 'Siguria' Salianji kundër pr.ligjit për policinë bashkiake: Do përdoren si patronazhistët për zgjedhjet lokale

Në Komisionin e Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se policisë bashkiake i ngarkuar disa kompetenca, për të cilat tha se nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe teknike.

Sipas tij policët bashkiakë do trajtohen si patronazhistë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Me ndryshimet e reja në ligj, opozita i druhet përdorimit të policisë bashkiake nga pushteti në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë diskutimit të projektligjit për policinë bashkiake në Komisionin e Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se kompetencat e reja që po I jepen punonjësve të policisë bashkiake rrezikon t’I kthejnë ata në patronazhistë.

Skepticizmit të deputetit Salianji, iu përgjigj vetë përfaqësuesja e ministrisë së Brendshme, zv ministrja Romina Kuko, sipas së cilës ligji i ri për policinë bashkiake rregullon problemet e mbartura në vite të kësaj strukturë.

 “Ky projektligj i propozuar nuk e di nëse ka pasur indicie nga bashkitë apo i iniciuar nga qeveria, por lind i vdekur dhe as rregullon funksionet e policisë bashkiake, vetëm ngarkon me kompetenca. Se si do ti realizojnë këto kompetenca policitë bashkiake kur kanë mungesë të burimeve dhe kapacitete teknike disa herë më pak se Policia e Shtetit ndërsa duhet të kryejnë më shumë funksione se sa Policia e Shtetit. Policia bashkia do të angazhohet edhe me monitorimin e plazheve, të shitësve ambulantë, ndalimi i pijes së duhanit në urban e taksi ,në  korridoret e pallateve, madje edhe në procedurat e shërbimit publik të varrimit.

Nuk ka as burime financiare as kapacitete teknike i keni vendosur që të ketë kompetenca për bashkitë kaq shumë sa gjithë shteti i ka problem ti ketë. Një strukturë që pretendohet ti jepen këto kompetenca në fushën e mbikëqyrje dhe batimit të ligjit, nuk merret minimalisht kujdesi për të parandaluar angazhimin e tyre në fushatë. Kryetarët e bashkive përtej partive politike, do t’i kenë një grup patronazhistës siç ka ndodhur me PS, për t’i përdorur në zgjedhjet lokale, nga heqja e qeseve me presh në rrugë tek kërcënimi, lejimi i ndërtimeve ose jo të paligjshme.- tha Salianji.

Salianji thotë së pikërisht përdorja e policisëve bashkiakë si "patronazhistë" është argumenti se pse e votojnë kundër.

"Pra jemi para zgjedhjeve lokaleve dhe ky projektligj duhet shtyrë dhe sigurisht duhet diskutuar edhe njëherë. Si ka mundësi që policia bashkiake të fusë hundët në çdo lloj kompetencë të inspektorateve të tjera. Ky projektligj nuk është marrë me seriozitetin e duhur”, tha Salianji, duke shtuar: “S’do e zgjidhin policët bashkiakë duhan në autobusë apo sherreve mes fqinjëve, por duke i dhënë mundësi atyre që të bëhen pjesë e zgjedhjeve, pasi do të jenë njerëzit që do mbledhin vota derë më derë, patronazhistë me kapele policie.

Por a ka mundësi që ta ndalojmë këtë? E keni parë se si përdoren bashkitë në zgjedhje, me policët, apo me ndihmat ekonomike do ju kthehen kundër ju. Ndaj e votojmë kundër këtë ligj që e ritheksoj se; lind i vdekur.”- përfundoi ai.

Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për Policinë Bashkiake, duke zgjeruar kompetencat e saj nga 13 që ka aktualisht në 28. Ligji i ri parashikon si kompetenca të reja të Policisë Bashkiake heqjen e çdo material i propagandues të partive politike jashtë vendeve të përcaktuara, zbatimin e masave për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ruajtjen e liqeneve dhe pyjeve, ruajtjen bregut të detit nga zaptimi në territorin e bashkisë përkatëse, zbatimin e planeve në rast emergjencash, marrjen e masave të sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe çdo veprimtarie sportive dhe ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHEVAHIR BILAL HAXHIU: 13/12/2022 12:22

    Ore si ka mundësi që çuni i Shegës i ngjitur në haurin e lopës me traktoristin që në një koh Shega ishte e martuar me 2 fmi. E ky kopil me emrin Babale Salinjani vazhdon në politik. Në një koh që kopili Salinjani duhet të ishte në burg. Kto çudira ndodhin vetëm në Albanistanin ton të mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja