Komisioni hetimor i Shëndetësisë vijoi edhe sot debate ndërsa pritet të merret dëshmia e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë.
Pas këmbënguljes së kolegëve të Metaj, Vokshi ka thënë se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën deputetit të PS, Ilir Pendavinji.
Nga ana tjetër, nënkryetari socialist, Plarent Ndreca ndërhyri duke u shprehur se Vokshi e ka marrë personale ndaj Metajt.

Shkak është se opozita kërkon që të zgjatet afati i komisionit ndërkohë që maxhoranca është kundër.
Replikat
Ilir Metaj: Nuk kemi faj ne kur ju djegni karriget!
Albana Vokshi: Mos më ndërprit. Nuk e ke nivelin. ……. Deklaratat shko bëji në Surrel. Për mandatet shko fol në Surrel a tek PS. Aman!
Ilir Metaj: Nëse nuk mësoni nga gabimet skemi faj ne. Morët një javë pushim turistik në SHBA se kishit axhendë personale.
Albana Vokshi: Po gënjen.
Ilir Metaj: A ishit në Amerikë një javë. A kishit agjendë personale. Nuk vajtët për komisionin
....
Vokshi: Fjala merret për procedurë. Kur të vijë radha do ia jap për procedurë. Do ia jap pastaj fjalën. Z. Pendavinji e doni fjalën apo t’ia kaloj z. Vasili. Po ashtu jam spikere.
Metaj: Ça të duket vetja ty?
Ndreca: E ke personale.
Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.
Ilir Metaj: Nëse doni si fitohen zgjedhjet apo standardet europiane rama mund ta marrë parasysh kërkesën tuaj. Bëni kërkesë me shkrim e ju bën një seminar me ju
…………
Saimir Korreshi: Na mori malli të shohim me sy aman. Vetëm hajde o Skënderbe! Hajde Skënderbe të të shohim. Le të vijnë të dy, Vilma Nushi e Kryeministri të dy bashkë.
Ilir Pendavinji: Ç’farë lidhje ka zoti Rama këtu. Është pa lidhje me procedurat e këtyre dy koncesioneve
Lajmi kryesor:
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Dështon dëshmia e Beqajt, shtyhet për nesër! 9 orë debate mes PD e PS! Ish ministri-Vokshit: Më ke thënë hajdut, s'ta zgjidh dot hallin! Deputetja: Je i shkretë
S.G/I.M/Shqiptarja.com

