Debatet me tona të larta midis Oltës dhe Zhaklinës në BBVA, krisja e marrëdhënies mes dy motrave Gixhari nisi para spektaklit

Debatet me tona të larta midis Oltës dhe Zhaklinës në BBVA, krisja e marrëdhënies mes dy motrave Gixhari nisi para spektaklit

Olta dhe Gerta Gixhari

Marrëdhënia mes dy konkurrenteve Olta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla ishte kryefjala e ditëve të para në “Big Brother VIP Albania. Debatet me tone të larta mes dy vajzave përfunduar vetëm kur Zhaklina u largua nga shtëpia e BBVA, ndoshta këtë vendim e mori me vetëdije për të mos qenë në të njëjtën shtëpi më Oltën. Konkurrentet nuk kanë dhënë asnjë arsye përse kanë hatërmbetje me njëra-tjetrën, por sipas Oltës ka qenë Zhaklina ajo që e “goditur” e para, ndoshta sepse i ka përmenduar marrëdhënien me që ka Olta me motrën e saj, e cila sipas mediave nuk është në rregull për momentin. Motrat Gixhari nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale, duke lënë të nënkuptohet që ndoshta marrëdhënia e tyre ka krisje.

Dhe në fakt dy motrat nuk flasin prej disa kohësh. Shkak për këtë sherr nuk ka qenë pjesëmarrja e Oltës në “Big Brother”, por probleme të mëparshme që kanë pasur me njëra-tjetrën çfarë ka sjellë edhe krisjen e marrëdhënies mes motrave.

Por, duket se fakti që Zhaklina ia ka përmendur të motrën në shtëpi, aktorja e ka marrë si sinjal që e di për sherrin e tyre, duke hapur kështu edhe një luftë mes tyre. Në një prej spektakleve “live” Olta u shpreh se Zhaklina e sulmoi dy herë natën e parë, por refuzoi të jepte një përgjigje se çfarë ia kishte shkaktuar hatërmbetjen ndaj saj.

Në një tjetër puntatë aktorja tregoi se shkak ishte bërë zhurma e krijuar në shtëpi tek Arbana po fliste dhe ironizimi i Zhaklinës kur Olta kërkoi qetësi nga banorët. Ndërsa, kur iu kërkua të tregonte sulmin e dytë të Zhaklinës, Olta u shpreh se nuk e mbante mend.

Mirëpo, tashmë duket se arsyeja e vërtetë nuk ka qenë as zhurma apo diçka tjetër, por fjalët që Zhaklina i ka thënë Oltës për të motrën sapo hyri në shtëpi. Teksa e ka takuar, Zhakina i ka treguar Oltës se është mikeshë shumë e mirë me motrën e saj, Gertën, ndërsa me pas i është drejtuar “aq sa ngjani, aq edhe nuk ngjani”.

“Edhe në ‘Big Brother’ e kam thënë se kam punuar në të njëjtin ambient me Gertën dhe jemi mikesha. Këtë ia kam thënë edhe Oltës. Unë nuk e di fare si është marrëdhënia mes të dyjave. Gerta më ka kontaktuar pasi dola dhe më tha se po më telefononte si mikeshë dhe se nuk kishte rëndësi se çfarë ka ndodhur mes meje dhe Oltës. Edhe jemi takuar”, tha Zhaklina.

Duke mos dashur të zbulojë detaje të tjera, Zhaklina konfirmoi edhe njëherë miqësinë që ka me kolegen e saj, njëherazi edhe motrën e Oltës.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'