Pas vendimit të Kushtetueses në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, e cila e la në detyrë disa personazhe të njohur publikë kanë reaguar në mbështetje të tij.
Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun, ku i thotë se ai duhet që të jetë në krye të bashkisë.
“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi ves, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.
Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor, ndërsa theksoi se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.
-
Ke të drejtë Olta se i duhen lekët Ariolës për të blerë rroba të brëndëshme nga 8000 € ,ku ndërkohë ka njëerëz që skanë bukë të hanë.
Përgjigju -
Ke te drejt Olta !!!!
Përgjigju -
TIRANA ISHTECE QELBUR EDHE KUR ISHTE VELIAJ...SEPSE PASTRUESIT FSHIJNE ME FSHESA.....DHE NUK KA NJE LULISHTE. SEPSE ATO QE ISHIN I BERI PALLATE ERIONI ME RAMEN......JE E VOGEL TI NUK I .MBAN MEND SA LULISHTE E FUSHA SPORTI KA PATUR TIRANA......
Përgjigju-
Përveçse e vogël,nuk ka jetuar në Tiranë.Vetëm parku i liqenit(pa fushat poshtë digës) ishte 256 ha në vitin 2000,tani nuk është as 150 ha.Kësaj Oltës nuk i bën përshtypje as sjpenzimet gjigantë të një çifti që nuk ka punuar kurrë.U lodhëm,Iliri,Monika,Erioni,Ajola...
-
Pastruesit me fshesa në orare qe lëvizin këmbësorët dhe makinat e plehrave në pikun e trafikut që të shikojnë të gjithe se "punohet" . Kjo qe e kërkon sdo jetë nga Tirana po e ardhur
-










Komente
Komento