TIRANE-Pasditen e sotme në orën 16:00 do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
 
Pas mbledhjes me Kryesinë dhe kryetarët e 68 degëve, Basha do të informojë grupit për procesin e analizës dhe modernizimin e Partisë Demokratike.
 
Të enjten Basha mblodhi Kryesinë e PD, e cila degjeneroi në sherr dhe përplasje mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.
 
Ndërsa ditën e shtunë Basha mblodhi kryetarët e degëve për të nisur procesin e analizës në bazë për humbjen dhe nisjen e procesit të modernizimit të së djathtës.


dy.b/shqiptarja.com