Zyrtare/ Miratohet fleta e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit! PD dhe PS të pakënaqur, do e ankimojnë

TIRANË- Shqiptarët në 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit me një fletë ku janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme, ku kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i dha të drejtë Partisë Demokratike dhe jo sikur e dëshironte Partia Socialiste.

Ajo do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale, siç e shihni në foton e sjellë nga Report Tv.  Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit! Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Fleta e votimit

Më herët, përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji u shpreh kundër fletës së votimit me emra, me argumentin se kjo do e ndërlikonte shumë procesin e votimit, por nuk ishte i këtij mendimi përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso. Ky i fundit tha se  një fletë me emra është reflektim i listave të hapura. "Ata që më herët ishin “dashnorë” të listave të hapura, sot kërkojnë të fshehin kandidatët pas numrave", tha më herët Kaso.

Të pakënaqur me vendimin e Celibashit, PS-ja pritet që ta ankimojë në KAS, dhe me shumë gjasa çështja e fletës së votimit do të përfundojë deri në Kolegjin Zgjedhor. Nga ana tjetër, pavarësisht se nuk e ngriti si pretendim në mbledhjen e kryekomisionerit, PD pritet të ankimojë vendimin, për faktin se fleta e votimit, është e orientuar horizontalisht, dhe jo vertikalisht, sipas modelit paraprak të propozuar nga Celibashi. Edhe për këtë çështje, me shumë gjasë fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor, çka do të vonojë edhe më tepër njohjen e votuesit me fletën e votimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
FOTO-LAJM/ Ndërroi jetë si pasojë e COVID, vendi i Bashkim Finos në fletën e votimit bosh! Nuk zëvendësohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme fletët e votimit në 12 qarqet e vendit. Ajo që vihet re në fletën e votimit të qarkut të Fierit, në listën e kandidatëve të PS-së, emri i ish-deputetit Bashkim Fino është bosh, por vendi i tij nuk është  zëvendësuar. Ai është bosh.

Bashkim Fino ndërroi jetën dy ditë më parë pas një beteje të vështirë me COVID-in. 29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë. Në nderim të tij, si në të paktat raste politika u bë një, pa qëndrime majtas apo djathtas, ku u anuluan të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale.  

Ora 17:39
‘Po përgatisim 60 kallëzime penale’, Ivi Kaso: U kemi dërguar shkesë bashkive për materialet e fushatës, nuk kemi asnjë përgjigje

 

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, jashtë rendit të ditës ngriti edhe shqetësimin për banderolat që partitë politike duan të vendosin në ambiente publike.

Kaso tha si janë drejtuar me shkresë bashkive për të përcaktuar vendet për materialet e fushatës, duke shtuar se jemi përpara një situate inercie totale ku as nuk kthejnë përgjigje.

Më tej Kaso tha se po përgatisin 60 kallëzime penale për 60 bashki për këtë çështje dhe se Celibashi duhet të ndërhyjë.

‘Jem drejtuar me shkresë zyrtare bashkive për të përcaktuar vendet për materialet e fushatës, jemi përpara një situate inercie totale, ku as nuk kthejnë përgjigje.

Po përgatisim 60 kallëzime penale për 60 bashki për këtë çështje, Celibashi duhet të ndërhyjë. Kemi të bëjmë me një shqetësim të madh duhet të përcaktohet hapësira në përputhje me ligjin.

Do t’i adresojmë këtë shqetësime në mënyrë urgjente kryetarëve të bashkive, po kështu do ti kërkojmë informacione ARRSH-së në lidhje me vendosjen e billbordeve në rrugët nacionale.’- tha Kaso.

Ora 17:19
Celibashi rrëzon kërkesën e PS-së, miratohet fleta me emra për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka miratuar si fletë votimi për zgjedhjet e 25 prillit fletën ku paraqiten partitë me logo dhe kandidatët me emra, dhe jo fletën me numra.

Sipas propozimit të Celibashit, fleta e votimit parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

Celibashi rrëzoi kërkesën e PS-së për fletën me numra, dhe tha se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimimin brenda tre ditësh në KAS.

“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark. Në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit, vendimi i komisionerit është ky, miratimin e fletës së votimit me përmbajtje respektive për çdo qark në formatin landscape duke përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit dhe stilizimet e logove. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristika të tjera teknike të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”, tha Celibashi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja