Debatet në PD/Bode, Halimi
dhe Islami i kundërvihen BashësBode: Propozimi i nxituar në komisione
Halimi: Qëndrime unifikuese, jemi të dyzua

Debatet në PD/Bode, Halimi<br />dhe Islami i kundërvihen BashësBode: Propozimi i nxituar në komisione<br />Halimi: Qëndrime unifikuese, jemi të dyzua
Vendimet e pa konsultuara, lëkundjet dhe paqartësia e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, vijojnë të prodhojnë debate në mbledhjet të grupit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e ditës së djeshme, protagonistë të debateve, nuk kanë qenë Majlinda Bregu apo Eduard Selami, por deputetët Eduard Halimi, Ridvan Bode dhe Kastriot Islami.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes, kryetari Basha ka kërkuar që grupi parlamentar demokrat të mos votojë më asnjë nismë të qeverisë “Rama”, me argumentin se nismat nuk i shërbejnë interesit qytetar. Basha i është referuar edhe ligjeve për rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke kërkuar qëndrim të prerë si në komisione ashtu edhe në Parlament.

Basha ka kërkuar radikalizimin e qëndrimit në raport me mazhorancën dhe refuzimin për të votuar çdo nismë në Parlament, ndërsa ka hedhur edhe idenë e bojkotit të Kuvendit, për të polarizuar klimën politike para zgjedhjeve të 2017. Por, deputeti i PD, Eduard Halimi, ka theksuar se nuk mund të mbahen qëndrime të ndryshme në komisione dhe Parlament. “Ne si grup duhet të jemi të unifikuar sa i përket qëndrimit që duhet të mbajmë në Komisione dhe në Parlament. Shpesh na ndodh që jemi të dyzuar në momentet kur duhet të votojmë”, ka pohuar Halimi.

Deputeti Halimi ka kërkuar koherencë dhe një standard në qëndrimet e opozitës. Ndërkaq, propozimi i Bashës është kundërshtuar nga deputeti Ridvan Bode. “I nxituar më duket ky propozim. Unë jam me idenë që në komisionet parlamentare të votojmë pasi aty diskutohet teknikisht dhe jo gjithmonë politikisht. Ndërsa në Parlament dhe unë jam i mendimit që të mbahet një qëndrim i prerë duke qenë se aty diskutohet vetëm politikisht”, mësohet se ka pohuar Bode.

Deputeti Islami
Deputeti demokrat Kastriot Islami ka kërkuar një mënyrë tjetër të të bërit opozitë. Sipas burimeve, deputeti Islami i ka kërkuar Lulzim Bashës organizimin e protestave popullore për rrëzimin e kryeministrit Rama. I njohur për linjën radikale, Islami ka kërkuar mobilizimin e masave për të zhvilluar protesta të pandërprera para Kryeministrisë, ndërsa ka një analizë të situatës politike në vend. “Kjo qeveri po tenton të organizohet për të fituar zgjedhjet e ardhshme duke blerë votat përmes përdorimit të parave të korrupsionit dhe drogës. Nuk mund ta tolerojmë. Duhet të organizojmë protesta popullore për ta ndalur. Nuk kemi pse të presim. Rama ka krijuar të gjitha kushtet që në Shqipëri të organizohen mafia e vërtetë, e cila bashkëpunon me eksponentë të policisë së shtetit. Të organizojmë qytetarët për të rrëzuar Ramën para zgjedhjeve”, ka thënë Islami. Ndërkaq, ka ardhur edhe reagimi i Bashës. “Qëndrimin tonë për protestat duhet ta diskutojmë me aleatët tanë dhe me shoqërinë civile, ndërsa me qytetarët kemi nisur turin për të marrë dhe miratimin e tyre për të na bashkëngjitur në revoltë popullore”, ka pohuar Basha.

Basha mesazh ambasadorëve
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u ka sulmuar dje në mënyrë të tërthortë ambasadorët e akredituar në Tiranë, sidomos ambasadorin amerikan Donald Lu. Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, në një dalje për mediat, Basha tha se kush hesht për hashashin është i korruptuar. “Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi kur anëtarë të kabinetit apo bashkëdrejtues të maxhorancës detyrohen të pranojnë atë çka ne kemi thënë tashmë prej një viti, se Shqipëria është kthyer në një narko-republikë. Sepse çdokush që hesht përpara kësaj, shqiptarë apo i huaj ka vetëm dy motive: indiferencën ose korrupsionin. Ose është indiferent dhe nuk i bëhet vonë për Shqipërinë ose është i korruptuar”, tha Basha.
 
Për ambasadorët
“Sepse çdokush që hesht përpara kësaj, shqiptarë apo i huaj ka vetëm dy motive: indiferencën ose korrupsionin. Ose është indiferent dhe nuk i bëhet vonë për Shqipërinë ose është i korruptuar”.
 
Për parlamentin
“Sa i përket pjesës tjetër, ne e konsiderojmë Parlamentin tashmë një organ të delegjitimuar dhe një organ i cili qëndron si një kësulë mbi kokën e një shteti narko-trafikant”.
 
Ideja e bojkotit
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur dje edhe për mundësinë e bojkotit të Kuvendit. “Po diskutojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Por ndërkohë ne do të përdorim hapësirën institucionale opozitare për të goditur me të gjithë forcën e argumentit, për të demaskuar me të gjithë zërin opozitar që i jep zë hallit, brengës, denoncimit, refuzimit, përballjes së qindra mijë qytetarëve. Së bashku me qytetarët do të vendosim se me cilën formë aksioni do të përballemi me këtë regjim narko-trafikantësh që e quan veten qeveria e Shqipërisë. Ne po diskutojmë, e diskutuam sot në grupin parlamentar, në aktivet e Partisë Demokratike, me aleatët tanë, me shoqërinë civile, me qytetarët të gjitha format e kundërvënies ndaj këtij regjimi narko-trafikantësh që e quan veten qeveria e Republikës së Shqipërisë”, tha Basha.  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari