Debatet për fjalimin në Kuvend
Jahjaga:Do e mbaj sipas Kushtetutës

Debatet për fjalimin në Kuvend<br />Jahjaga:Do e mbaj sipas Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga ka shuar të gjitha debtate që ishin për mbajtjen ose jo të fjalimit të saj në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Për mediat kosovare, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se do të mbajë fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Jahjagës, këtë e ka obligim kushtetues dhe do ta përmbushë.

“Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit të vendit dhe unë do ta përmbushë obligimin tim kushtetues dhe do të paraqitem ta mbaj fjalimin tim në kuadër të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Jahjaga.

Duke folur për sitiuatën e rënduar politike në vend, Jahjaga e ka konsideruarsi të papranueshme,ndërkohë që, sipas saj,  pozita dhe opozita duhet të ulen të bisedojnë sepse kanë mjaft mundësi për ta bërë këtë.

“Të dyja palët duhet të ulen sepse kanë mundësi të mjaftueshme dhe zgjidhjet janë nëpërmjet dialogut politik dhe takimeve të përbashkëta”, ka thënë Jahjaga.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!