Debatet për koncertin e Bregoviç në Korçë, Rama: E bënë 'kriminel serb' përmes histerisë fashiste që iu faturua nga politika zjarrnxitëse e mendjefikur e Prishtinës e Tiranës

Debatet për koncertin e Bregoviç në Korçë, Rama: E bënë 'kriminel serb' përmes histerisë fashiste që iu faturua nga politika zjarrnxitëse e mendjefikur e Prishtinës e Tiranës

Goran Bregoviç dhe Edi Rama

Debatet dhe incidentet që shoqëruan koncertin e Goran Bregoviçi në Korçë duke e cilësuar si frymëzues të masakrave serbe ndaj popullsisë së Kosovës, janë cilësuar nga kryeministri Edi Rama të pabaza dhe akuza të zeza që iu faturuan këngëtarit nga politika qorre dhe 'zjarrnxitës mendjefikur' të Prishtinës e Tiranës.

Një ditë pas koncertit të Bregoviç ku pati dhe hedhje të gazit lotsjellës nga një i ri, i cili u arrestua, Rama ka vendosur t'u përgjigjet të gjitha akuzave që janë hedhur deri tani nga politika në Tiranë dhe Prishtinë, jo vetëm për këngëtarin por edhe për atë vetë duke e cilësuar si 'serbomadh'. Madje, shton kryeministri, këto politikanë pëlqejnë ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën.

Sipas Ramës këto akuzat erdhën nga pasojë e një “histerie mesjetare, që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit” e krijuar nga politikanë që kërkojnë të krijojnë vetëm armiqësi duke e cilësuar Bregoviçi si "kriminel serb",  pavarësisht se as serb nuk është.

"Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një "kriminel serb" që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë - thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, "Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!".

Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, te cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet", shkruan Rama

Debatet për pjesëmarrjen në koncert të Bregoviç në Korçë filluan para disa javësh, ku politikanë dhe personazhe publike bënin thirrje për qytetarët që ta braktisnin. Ata e cilësuan Bregoviç si "anti-shqiptar" dhe frymëzues për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999,  përmes këngët së tij “Kallashnikov”. Edhe pse në terren u angazhuan mbi 200 efektivë policie për mbarëvajtjen e koncertit, ato nuk mjaftuan, pasi incidentet nuk munguan. Teksa Bregoviç po këndonte, u hodh gazlotjsellës nga një i ri, i cili u arrestua pak minuta më vonë.   

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denua: 24/08/2021 19:20

    Ore muter, po ardhja e te madhit Goran Bregoviç eshte nje ngjarje e rralle dhe DUHET qe ju t'ja shtroni rrugen me qylym e sixhadera ketij kengetari legjende dhe njeri shume i mire e jo te merrni guximin e te leshoni edhe shashka ju o plehra injorante gjoja pithriote...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/08/2021 03:51

    Jepi "gjigando",he me te lumte,keshtu te duan me shume partia,vukaka,pershesh hashimi dhe mbi te gjitha INTERESI KOMBETAR SHQIPTAR. Retorika fashist@komunist te ka dizajnuar si kryeminister per tri mandate gjek shesh e bej pershesh per kazanin tend mediatik shteteror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite