Rileximi në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës 'Prefekti' ngjalli jo pak debate mbi figurën e Qazim Mulletit, ku pati reagime nga personazhe të ndryshëm në vend e po ashtu edhe nga familjarët e ish-prefektit të Tiranës.

Këto reagime duket se kanë bërë që Teatri Kombëtar të fshijë nga Facebook leximin artistik të veprës.

Familjarët e Qazim Mulletit u shprehën të ofenduar nga leximi artistik që iu bë veprës, ku mbesa e tij, Besforta Mulleti tha për Report TV se ish-prefekti i Tiranës nuk ka qenë një figurë groteske siç paraqitet në vepër, por krejt e kundërta, intelektual që dinte 5 gjuhë të huaja. Ajo kërkoi që të risillet para publikut figura  e vërtetë e Qazim Mulletit dhe se ata janë gati të kontribuojnë me informacione.

Tashmë heqja e rileximit artistik nga faqja e Facebook e Teatrit Kombëtar, i jep fund edhe këtij debati.