Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Kuvend një kërkesë për thirrje të Konferencës së Kryetarëve, pasi sipas tyre janë penguar seancat dëgjimore në dy Komisione Parlamentare.
"Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Mediave dhe Edukimit u penguan sot nga deputetët e maxhorancës për të zhvilluar dy seanca dëgjimore, përkatësisht me gazetaren Alida Tota dhe seanca dëgjimore me ministrin e Shëndetësisë.
Grupi Parlamentar i PD kërkon marrjen e masave nga Kuvendi për cënimin e së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në përmbushjen e detyrës së tyre.
Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë parlamentare në Shqipëri ndaj Partia Demokratike do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve që ky veprim të mos përsëritet në të ardhmen" shprehet PD në deklaratën e saj për mediat.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Shkak është bërë mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja seancën dëgjimore.
Ndërkohë, në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ministri Ilir Beqaj e ka pasur të pamundur të jetë i pranishëm në komision për shkak të axhendës së tij.
Në reagim thuhet se Ministri ka njoftuar komisionin për pamundësinë për raportuar gjatë kësaj të mërkure, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për të raportuar përpara komisionit në një mbledhje të ardhshme.

Kërkesa e PD
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com