Debati Duma-Çili, ironizon Topalli:
Komedia mbaroi, duartrokisni miq!

Debati Duma-Çili, ironizon Topalli:<br />Komedia mbaroi, duartrokisni miq!
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar debatin mes analistit Henri Çili dhe Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma. Pas përfundimit të emisionit “Studio e Hapur”, ku Duma dhe Çili u përfshinë në një debat të tendosur, Topalli ka shkruar në Facebook, duke e cilësuar të gjithë këtë si komedi.
 
Duartrokisni miq, Komedia mbaroi”, shkruan Topalli në faqen e saj të Facebook.
 
Analisti ka mbrojtur qeverisjen e Ramës dhe ka thënë se ai meriton një mandat të dytë. Ndërsa Duma i është kundërvënë duke i kujtuar thënien e Çilit për kryeministrin, që “Rama nuk mban dot asnjë premtim”.
 
Kështu, debati është ndezur dhe Çili pavarësisht kundër argumenteve të Dumës ka mbrojtur idenë se qytetarët jetojnë më mirë nën qeverisjen e Ramës.
 
Por ky debat, në sytë e Jozefina Topallit ka qenë thjesht farsë. Kjo pasi, siç edhe dihet, Grida Duma punon si pedagoge në Universitetin ku pronar është pikërisht Henri Çili. Gjithashtu, krahas kësaj, Duma është një figurë publike nisur nga funksionet e saj në Partinë Demokratike, edhe si ish-kandidate për Bashkinë e Durrësit në 21 qershor të 2015-ës, që ka marrë mbështetje të madhe gjatë promovimit të saj nga Henri Çili.

topalli
(Postimi i Topallit në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro