Debati për ‘mbulimin’ e Skënderbeut në ditën e faljes së Bajramit në Shqipëri ka bërë jehonë edhe në Greqi.
 
Mediat kryesore në shtetin helen e kanë pasqyruar debatin në Shqipëri, ndërsa theksojnë se qeveria shqiptare shmangu qëndrimet.
 
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se “Fanatikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Skënderbeun.

Myslimanët fanatikë shqiptarë mendojnë se ai luftoi kundër fesë dhe se ishte mosmirënjohës ndaj Perandorisë
”.
 
Në fund të shkrimit “Kathimerini” shkruan se qeveria shqiptare shmangu qëndrimet, por në fakt kryeministri Rama reagoi sot duke i cilësuar ata që u përfshinë në debat si delenxhinj. 


dy.b/shqiptarja.com