Debati i parë presidencial mes Trump dhe Biden! Tone të larta dhe ofendime personale (VIDEO)

ShBA - Tone tejet të larta dhe përplasje mbi temat më të nxehta në vend, si pandemia, supremacia e Bardhë dhe ekonomia shoqëruan 90 minutëshin në Shtëpinë e Bardhë.  Debati i parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale  kundrejt njëri tjetrit.

Presidenti Trump akuzoi Biden për bindje të majta dhe për promovues socializmi, kurse Biden e akuzoi atë si racist dhe nuk ishin të pakta raste kur ai  kërkoi Trump të mbyllë gojë sa herë ai përpiqej ti ndante fjalën. Një Biden me të cilin nuk jemi mësuar shpesh me tone të larta dhe ofendime u shfaq mbrëmë, ku në momente të caktuara e quajti presidenti amerikan si Kloun.

Kandidatët kaluan një pjesë të kohës duke debatuar mbi nominimin që Trump i bëri Amy Coney Barrett si gjyqtare në Gjykatën Supreme për të zëvendësuar të ndjerën, Ruth Bader Ginsburg. Biden dhe demokratët e tjerë e kanë kundërshtuar Trumpin për vendimin e ndërmarrë kaq pranë mbajtjes së zgjedhjeve, të cilët insistojnë në zgjedhjen e zëvëndësit të Ginsburg pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Pika e dytë ku u përballën dy kandidatët duke ngritur herë pas here zërin ishte edhe pandemia, ndërkohë që presidenti amerikan fajësoi Kinën  për përhapjen e virusit, Joe Biden akuzoi presidentin për keq menaxhim të situatës, mos mbyllje në kohë të vendit i cili i shkaktoi Amerikës një numër të madhe viktimash dhe mungesë të planit të duhur të rimëkëmbjes së vendit gjë të cilën ai e ka.

Protestat të cilat kanë përfshirë muajt e fundit ishte një temë e debatit. Presidenti Trump mbrojti teorinë e tij dhe mbështeti ndërhyrjet e policisë e duke ngulmuar sërish se një gjë e tillë i mësonte njerëzit të urrenin vendin. Biden e cilësoi rivalin racist dhe e fajësoi në një masë të madhe për degradimin e gjendjes.

Trump, i cili ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse humbet zgjedhjet, gjatë debatit të tij përsëriti se votimi përmes postës do të çonte në mashtrim të rezultatit, pretendim i hedhur poshtë nga Biden dhe Ekspertët zgjedhor. Ndërsa Biden u kërkoi amerikanëve të bënin një plan për të votuar. Ai tha se nuk do të shpallte fitoren derisa rezultati të ishte i vlefshëm.

Sondazhet e deritanishme e nxjerrin kandidatin demokrat si fitues të zgjedhjeve, por deri në 3 Nëntor shumë gjëra mund të ndryshojnë ndërkohë  dy debatet e tjera do të mbahen në 15 dhe 22 tetor.

VIDEO/Debati i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Debati presidencial në SHBA/ Pesë momente kyçe të 'ndeshjes' Trump-Biden

Debati i parë presidencial për zgjedhjet elektorale të 2020, shënoi një fillim të fortë për garën presidenciale.  Presidenti Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden, sulmuan njëri-tjetrin me terma dhe akuza personale.

Këtu paraqesim 5 temat bazë mbi të cilat u diskutua orët e para të mëngjesit.

1. Biden dhe Trump përplasen  në lidhje me personin që kontrollon Partinë Demokratike

Gjatë pjesës së parë të debatit për vendin e lirë në Gjykatës Supreme, diskutimi ndryshoi menjëherë kah dhe u fokusua në kujdesin shëndetësor. Trump akuzoi se për të siguruar mbështetjen e Bernie Sanders dhe të grupit të tij, ai do të detyrohet të mbështesë programin  “Medicare for all”. Biden u përgjigj se "Unë jam Partia Demokratike. Platforma e Partisë Demokratike është ajo që unë e kam aprovuar më parë. "

Kjo përbënte edhe një nga deklaratat më të forta të Biden deri tani duke u distancuar nga e majta ekstreme e partisë. Trump insistoi në akuzat e tij në këtë pikë gjatë gjithë debatit.

2.  Moderatori Wallace, i gjendur në pozitë të vështirë u detyruar tu rikujtonte kandidatëve se kush ishte moderatori. 

Gjatë tranzicionit mes pjesës së parë dhe asaj të dytë, Trump i ndërhyri disa herë prezantuesit duke e shkëputur atë dhe mos e lënë të bëjë pyetjen e tij.. prezantuesi ngriti zërin dhe në fund u shpreh: unë jam moderatori i këtij debati” dhe bëri pyetjen e tij.

Trump dhe Biden diskutuan vazhdimisht me njëri-tjetrin duke  bërë që Wallace në një moment të thotë  "Zotërinj, a e kuptoni që po flisni të dy në të njëjtën kohë?"

Vetëm disa minuta më vonë Trump po jepte përgjigjen e tij  gjatë dy-minutëshit të pandërprerë dhe Biden u përpoq  të ndërhynte dhe Wallace u përgjigj duke i kujtuar Biden se koha ishte e Trump. Ëallace  gjatë gjithë debatit kishte nevojë të qortojë të dy kandidatët në mënyrë të përsëritur.

3.  "Sapo humbi të majtën"

Ndërkohë që Biden po diskutonte planin e tij të kujdesit shëndetësor, duke theksuar se demokratët e kanë sulmuar atë në garat primare për faktin se ai nuk do të shfuqizonte sigurimin shëndetësor privat siç  kishin propozuar disa nga kandidatët. Trump e  ndërpreu dhe akuzoi Biden se  ai në fakt kishte rënë dakord të shfuqizonte kujdesin shëndetësor privat dhe të vendoste Kujdes shëndetsor falas  për të gjithë, gjë që të cilën Biden nuk e ka bërë.

Biden paralajmëroi Trump se ishte duke u ngatërruar me "djalin e gabuar, natën e gabuar në kohën e gabuar".

Pas përgjigjes  ku Biden refuzoi haptazi Medicare for all Trump u shpreh se "Ai thjesht humbi të majtën, ti thjesht humbi të majtën".

sa i përket diskutimit për Ngrohjen Globale, Biden tha  se " The Green Neë Deal “ nuk është plani i tij " dhe se ai mbështet "planin e Biden", i cili është i ndryshëm nga planet e tjera të Green Deal të diskutuara nga kandidatët e tjerë presidencialë Demokratë.

4. Biden i drejtoi qëllimisht votuesit drejt diskutimit të Koronavirus

Një nga momentet më efektive të diskutimit të Biden ishte kur tema qendrore ishte Covid-19, kur ai zgjodhi tu drejtohej votuesve në shtëpi duke renditur të gjitha arsyet se përse ai është personi i duhur për të menaxhuar krizën. Ai madje përmendi edhe regjistrimin në të cilin shfaqej Trump duke thënë se ai kishte nënvlerësuar situatën e shkaktuar nga Covid-19 sepse nuk donte të shkaktonte panik dhe sipas tij ai u tha amerikanëve të mos panikoseshin por në fakt u panikos vetë. Ndërkohë që Trump në mbrojtje paralajmëroi të gjithë se Biden do që vendi të futet në izolim të plotë dhe që do ta shkatërrojë vendin totalisht.

5. Përplasje për maskat dhe masat izoluese 

Sërish i fokusuar në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19 Wallace pyeti Trump pse ai vazhdon të mbajë tubime të mëdha pa respektuar distancimin shoqëror dhe përdorimin e rrallë të maskave në shkelje të qartë të udhëzimeve nga administrata e tij. Trump mbrojti veten duke theksuar se  tubimet e mëdha mbahen jashtë dhe theksoi se populli  do të dëgjojnë atë që ai ka për të thënë".

Biden u përgjigj duke thënë se ai nuk është  i shqetësuar për votuesit dhe e kritikoi atë për tubimet e  tij.

"Mirë, ai është një budalla" u shpreh Biden për presidentin, duke ngulur këmbë në mosrespektimin e masave.

Trump u përgjigj duke ritheksuar se Biden do të rikthente izolimet, duke shkaktuar rritje të nurmit të të papunëve dhe thellim të krizës ekonomike.

Në fund Biden kishte një mesazh dhe kërkesë për Trump

"Ai duhet të fillojë punën dhe të kujdeset për nevojat e popullit amerikan.”

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!