Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur me ironi debatit të ashpër në Kuvend të deputetit demorkrat Bardhi dhe kryeministrit. Të akuzuar gjithnjë nga grupi i Berishës se grupi i Alibeaj bashkëpunon me Ramën, Bejko ka publikuar një status në Facebook ku ironizon pretendimet e grupit të Berishës.
“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.
“Mos o Gaz Bardhi, ç' na bëre këshu që u zure me Ramën?!
E ke menduar mirë?!
Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!
Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.
Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.
Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.
Po ça them dhe unë....?
Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet sikur zihesh me Ramën për t'i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.
Kollaj e hanë ata këtë lojë.
Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!
Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.
Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t'u prish skenari mor i shitur.
Nuk e pate këtë privilegj.
Mos aktro kot!”- shkroi Bejko.
Lajmi kryesor: