Debati mbi KLD, ish-ministri i LSI kundër Metës dhe Gjonajt: Teatër i papranueshëm

Debati mbi KLD, ish-ministri i LSI kundër Metës dhe Gjonajt: Teatër i papranueshëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Presidencës për vendimin e KLD-së për të mos shkarkuar katër gjyqtarë. Sipas tij, as Meta dhe as ministrja Gjonaj nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike, pasi KLD-në tashmë nuk ka asnjë ligj që ta mbajë në këmbë

Teatri me KLD…

Megjithë respektin, por as Presidenti i Republikës e aq më pak Ministrja e Drejtësisë nuk kanë të drejtë në ligjërimet e tyre publike, pas mbledhjes së KLD.

KLD tashmë nuk ka asnjë ligj që ta mbajë në këmbë. Asnjë ligj nuk i jep të drejtë KLD së krijuar me Kushtetutën e vjetër, të marrë vendime sipas Kushtetutës së re (pas ndryshimeve)! Asnjë!

Për më tepër, edhe ligji i ri Për Statusin e Gjykatësve, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese ( tashmë ndjesë pastë)!

Ministri i Drejtësisë nuk bën më as inspektime e as propozimet për masa disiplinore! Ska asnjë ligj më në fuqi që ta autorizojë këtë gjë.

Ndaj KLD që ka ngelë as emëron e as shkarkon dot asnjë gjykatës. Pavarësisht se gjyqtarët mund të jenë vërtetë për shkarkim, prap nuk ka ligj që të legjitimojë KLD ta bëjë!

Shkarkimi i gjykatësve pa ligj është aq anti-kushtetues!

Se bie fjala, nëse duhet shkarkuar një gjykatës për një vendim mase sigurie për një që kërkohej për ekstradim, pse të mos shkarkohet vetë Ministrja për një ekstradim haptazi të paligjshëm?!

Ndaj them se deklaratat e Ministres dhe Presidentit janë kot! Krejt pa lidhje dhe që nuk i justifikon asnjë ligj në fuqi!

E vetmja rrugë mbetet, rregullimi i ligjeve Tranzitore. Tja kërkojnë Parlamentit zgjidhjen e problemin dhe jo KLD që tashmë ska asnjë fuqi as formale e as substanciale!

Teatri me KLD është i papranueshëm! Nuk mund të “lahen duart” me amanetin e Marigosë, që t’i hedhin dhe ata që nuk i hodhën baltë…

Ylli Manjani

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet