Sipas saj, Nevoja për financim shtesë ka ardhur si rezultat i problematikave të shumta që janë hasur gjatë zbatimit të këtij projekti. Shkaqet kryesore që kanë ndikuar në mosfinalizimin e projektit lidhen me problemet gjeologjike, e konkretisht,rrëshqitjet në km 11+100 (Ibë), km 13+150, km 14+000, si dhe lëvizjet gjeoteknike në zonën e Mulletit, km 4+000.
Bazuar në analizat financiare të gjendjes aktuale të fondeve të akorduara nga Banka Islamike për Zhvillim, për përfundimin e plotë të veprës do të duhet të akordohen fonde shtesë në vlerën prej 35 174 256.80 USD-sh. Në këtë vlerë përfshihen punimet civile, shërbimet e konsulencës, shpenzimet për njësinë e zbatimit të projektit dhe shpenzimet për auditin.
Për realizimin e punimeve civile shtesë është parashikuar një fond prej 30 605 738 USD-sh, nëpërmjet të cilit do të financohen aktivitetet që do të kryhen, kryesisht për rehabilitimin e rrëshqitjeve në km 4+000 (Mullet), km11+000 (Ibë), km 12+000, km 13+150, km 14+150.
Gjatësia totale e zonave problematike ku është e nevojshme ndërhyrja është 4 km. Zërat kryesore që kanë peshën më të madhe në këto punime janë gërmimet, riprofilizimet e skarpateve, masat mbrojtëse të skarpatave të cilat i mbrojnë nga rrëshqitjet, punimet që do të kryhen në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse për rrëshqitjet, spostimet e rrjeteve të shtyllave të tensionit të lartë, studimet dhe monitorimet gjeologjike e gjeoteknike, mbrojtjet e zonës lumore etj.
Për shërbimet e konsulencës është parashikuar vlera prej 1 259 275 USD për periudhën kohore mars 2016 - qershor 2017. Për shpenzimet e njësisë së menaxhimit të projektit është parashikuar fond shtesë prej 231 900 USD-sh, për periudhën janar 2016 - qershor 2017, si dhe për një vit periudhë defektesh, ndërsa për shpenzimet për auditin financiar është parashikuar fond shtesë prej 16 770 USD-sh për periudhën 2016 - 2017.
Gjithashtu, është llogaritur fond rezervë në vlerën 10 % të punimeve civile në vlerën 3 060 573 USD”,-thuhet në relacionin e qeverisë për këtë projektligj të debatuar dje mes deputetëve.
Rama kundër deputetëve të tij:Gabuan
Për debatin ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili i ftuar në Report Tv në emisionin 5 'Pyetjet nga Babaramo" u shpreh se "Është bërë sot një debat dhe deputetet e PS s'kanë pasur të drejtë sepse është shembur dhe kjo është histori a e rrugës Elbasanit. Këtu janë të involvuar dhe banka islamike dhe eksponentë të huaj dhe janë skandalizuar".
dy.b/shqiptarja.com