Debati mes analistëve, Burimi: Ke problem me Berishën, e ke të lexueshme urrejtjen! Demalia: Po të jetë i aftë ta rrëzojë Ramën, por vendit i duhet opozitar i besueshëm

Analistët Genc Burimi dhe Ilir Demalia janë përplasur për Sali Berishën dhe mënyrës se si po tenton të përballet me qeverinë. Të ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia tha se duhet të ketë një opozitar të besueshëm për të rrëzuar Edi Ramën.

Në kundërhstim me të, Genc Burimi i tha se nuk po e lënë Sali Berishën të marrë PD dhe e cilësoi analistin Demalia si person që ka urrejtje ndaj ish kryeministrit sepse nuk flet me fakte. Demalia argumentoi se Berisha e ka të pamundur të fitojë përballë Ramës se humbjet e tij kanë qenë të shpeshta gjatë viteve të fundit.

Ndërsa Burimi u shpreh se më 25 prill, dyshja Berisha Basha ishte shumë pranë fitores por Rama bëri lëvizje të shpejtë duke i lënë sërish në opozitë.

Demalia: Unë mendoj që Gjergji Hani nuk është konkurrent se nuk ka as staturën. Të kandidosh për kryetar të një partie, prit kush je. Ai mund të jetë njeri shumë i mirë por nuk janë këto që e bëjnë të marrë një detyrë për të rrëzuar Edi Ramën. Ky njeri nuk më thotë asgjë që t’i referohem diku. Në këtë garë s’ka konkurrencë, Luli do të jetë kryetar, s’ka nevojë të bëhet gara. Problemi është të mos humbim kohë me formalizma. Difekti i kësaj gjendje që kemi sot janë ndryshimet kushtetuese në 2008 që krijuan këtë autokraci dhe vendosën kryetarokraci nëpër parti. Duhet të ketë një opozitar të besueshëm.

Burimi: Ti ke një problem obsesional me Berishën. Në këtë kuadër bëhesh i pabesueshëm se e ke kaq të lexueshme urrejtjen ndaj besueshme por në analizë, kjo të humbet pikë.

Demalia: Nuk kam urrejtje se s’kam gjë personale. Unë them që me Berishën është i pamundur rrëzimi i Ramës dhe muri ku mbështetet Rama është Berisha. Edhe nesër po të jetë i aftë le të dalë kryeministër Berisha.

Burimi: Mbi ç’bazë reale thua që me Berishën nuk rrëzohet Rama?

Demalia: Në politikë është shumë më e lehtë të mos jesh provuar e të hysh dhe të jesh provuar disa herë e të hysh prpa. Unë mendoj se e ka të pamundur.

Burimi: Shkencërisht, partia Berisha-Basha ishin 2 gishta larg fitores me 25 prill. Doli që Rama kishte bërë bastardi kur ndryshoi Kushtetutën sapo doli nga oborri i Kim dhe patronazhistët.

Teksa Genc Burimi u shpreh se amerikanët po bllokojnë demokracinë se nuk po e lënë PD në dorë të Berishës, Demalia i tha se ky i fundit është i lirë të bëjë politikë dhe u shpreh se problemet nuk vijnë nga SHBA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 01/07/2023 18:33

    O Syço,çfare turni je sot ne restorant? O Syç,po lene mer daje politiken se le nom.Shko n'pun ne restorant,e fito ndonje lek,se nuk je per kete pun.Edhe diçka,je plak Syço,si nga paraqitja,si nga trute.

    Përgjigju
  • Drini: 30/06/2023 22:37

    Me i pabesueshem eshte Genc Burimi. Une kam ndjekur para disa vitesh ne analizat e tij dhe ka qene nje mbeshtetes i Rames. Kur e degjoj para ca ditesh , pyeta vetn a eshte apo ndonje tjter analist. Ne te vertet ishte Genc Burmi i veshurm me kostumin e Sales. Cudi thashe , politikanet mire por edhe gazetaret keshtu. NUk ja vlenta degosh sepse i mbahet edhe goja( per kete nuk eshte per ta qeshur) por me mire ta lexosh nqs do ta dish si eshte transformuar.

    Përgjigju
  • Luizi BBV: 30/06/2023 20:38

    O Genco! Edhe ti je nje byth lepires i non grates.

    Përgjigju
  • Frenkli: 30/06/2023 20:35

    Te dy jeni tzot ne mendim por cfaj ka basha qe esh ne detyre per tja nxi jeten ktij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja