Debati në 'Report Tv', Shano: Rikthimi i Berishës në krye të selisë blu, s'ka dobi! Basha të dorëhiqet! Delegati i PD: Kryedemokrati po bën 'luftë' me ne, jo me Ramën

Dritan Shano, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv deklaroi se ka votuar në Kuvendin e 11 dhjetorit jo për shkakrimin e Lulzim Bashës por vetëm për ndryshimet statutore. Sa i përket Këshillit Kombëtar të djeshëm tha se nuk ishte i pranishëm pasi ishte një Këshill i thirrur me urgjencë sipas humorit të Bashës për t’i shërbyer nevojave të tij. Në lidhje me ndarjen e Partisë Demokratike Shano theksoi se zgjidhja është dorëheqja e Bashës dhe do e bënte atë shumë perëndimor nëse më 11 dhjetor do jepte dorëheqjen.

"S'janë nevoja politike. 250 veta të cilët kanë të njëjtat atribute, nuk janë kurrë më shumë se 4935 veta, nuk janë më superiorë se ata që u mblodhën në stadium. Kjo është aryesja e vetme pse nuk mora pjesë dje dhe s'kam ndërmend të marr pjesë në të tilla mbledhje. Politika është moral, jo procedurë. Diskutohet për procedurë por mbi një princip moral. Basha duhet të dorëhiqet, kjo është zgjidhja, është mirë të ndodhi, më mirë vonë se kurrë."-tha ai.

Për vendimet e marra në Këshillin Kombëtar dje të Bashës, tha se veprimet janë të gabuara. Ai theksoi se nga gjykimet dhe elementi moral po diskutohen si elementë të së drejtës kombëtare, sigla e vula.

"Kam përshtypjen se do shkohet në gjykatë. Në vend që ne të shëndoshim propozimin tonë politik, njerëzor, dhe ta bëjmë alternativë konkurues, i kemi hyrë një loje që ka të bëjë me pronësinë. Kush ka pronësinë e PD. Kjo gjë nuk më gjen dakord në asnjë formë. Ashu si nuk më gjend dakord permanenca e pandëshkuar, pa vënë para përgjigjësië kryetarët që mund t'i bëjnë PD-së çfarë të duan dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë."-tha Shano.

Delegati i Durrësit, Irakli Pina që ka qenë në Kuvendin e 11 dhjetorit deklaroi se vetë thirrja e Kuvendit ka pasur një reagim të gjerë se ishte thirur për herë të parë nga delegatët, ata të cilët anëtarësia i ka deleguar pushtetin. Për komisionin e rithemelimit të PD, ai theksoi se njëra pjesë është çështje procedurale. Për mbledhjen e Këshillit Kombëtar dje nga Basha ai tha se ishte një thirrje e dëshpëruar e Bashës për të provuar forcën që ka te Këshilli Kombëtar i PD. Ai theksoi se nuk ka asnjë lloj vlere qoftë morale apo juridike brenda PD-së për të zhvilluar dhe vazhduar më tej 'betejën' që Basha ka nisur ndaj demokratëve dhe jo Ramës.

"4200 firma u depozituam, pastaj po mblidheshin dhe të tjera. Në fund të procesit, kuorumi është më i rëndësishmi. 50 për qind +1. Me kod të caktuar jemi futuar për të pasur një proces sa më transparent. PD s'është një klub jurishtësh por bashkim i disa njerëzve që kanë një ideal të përbashkët. Gjykoj se Kuvendi Kombëtar i PD për vendimet që mori është mëse legjitim se kuorumin e kishte, delegatët që janë organi suprem në PD, morën një vendim dhe ky vendim duhet respektuar dhe merr fuqi të menjëhershme. I bashkohem Shanos që demokracia nuk është vetëm procedurë, por ka një moralitet brenda saj. Të gjitha vendimet nuk kanë ardhur si pasojë e veprimeve të mira nga ish-kryetari Basha. Ka lindur nevoja akute për disa ndryshime brenda kësaj force që të bëhemi më konkurrues, në aspektin elektroal etj.

Komisioni i rithemelimit ka kryesisht detyra të përcaktuara më 22 mars ku do bëhen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. Di të them që pas Kuvendit të 11 dhjetorit, ky komision ka të drejtën legjitime për të ushtruar veprimtarinë e vet në PD. Ka patur kakofoni në emrat e delegatëve por këta persona kishin firmosur për 11 dhjetorin. Do t'i drejtohen rrugëve ligjore për të vendosur atë që konsiderohet drejtësi. Kuvendi i 11 dhjetorit e plotësoi kuorumin dhe rrëzohet domosdoshmërisht ai i 18 dhjetorit se nuk ka dy kuvende që plotëosjnë kuorumin. Nëse ky Kuvend nuk do plotësonte kuorumin, mund të krijohej një debat i gjerë që Basha ka nga mbrapa PD-në, delegatët dhe mund të zhvillojë një Kuvend që do na detyronte që të shkonim aty, se ai e ka shumicën."-tha Pino.

Ndërsa për Kuvendin e 11 dhjetorit në aspektin moral, Dritan Shano tha se i vjen keq për këtë situatë të krijuar në PD.

"Statuti i parë që është depozituar në gjykatë si forcë politike e parë e demokracisë, e kishte të kufizuar mandatin e kryetarit me dy mandate. Nëse PD u ndërtua si një forcë politike që dallohej nga partia e punës. Ne mbrojmë të drejtat e individit, ata nxisnin luftën e klasave ndërsa ne ishim për bashkim kombëtar. Situata politike ku ndodhemi sot e ka bërë mëse të nevojshme këtë ngjarje. Vendi sot është pa opozitë, kjo vjen për shkak se nuk diskutohet politikë në lidershipin e PD, diskutohet për pushtet, për vulën. Shqiptarët nuk marrin shërbimin që i takon të marrin nga opozita. Kuvendi u mblodh me shumicë absolute dhe mori vendime. Me statutin e vjetër dhe atë të ri Kuvendi ka kompetencë ta zhbëjë partinë. Diskutimet a është i ligjshëm apo jo janë diskutime të 250 mistrecave që s'kanë interesin e PD në mëndje, por të karriges, vulës, siglës e çelësave që kanë në xhep. Kuvendi i 11 dhjetorit shënon një fillim, por mos të kemi hezitime për legjitimitetin dhe moralin e 4935 delegatëve. Kjo s'mund të diskutohet nga 250 individë."-tha Shano.

Nëse është për një rikthim të Berishës në krye të PD pasi u shpall non grata, ai tha se ish-kryeministri ka pasur marrëdhënie të ngushtë me SHBA. Nga pikëpamja e dobisë së PD për të pasur në krye një të shpallur 'non grata', theksoi se nuk prodhon asnjë dobi për PD.

"Përkundrazi, prodhon kosto. Berisha e di më mirë se të gjithë. Të gjejë forcë tek vetja për ta ndaluar vrullin që e karakterizon që çështjen perosnale me DASH mos t'ja japi copa copa çdo anëtari të PD. Berisha s'duhet të jetë më në krye të PD në vijimësinë e saj."-tha Shano.

Ndërsa Pina është i mendimit se nuk është çështje personash apo individësh, por shtoi se PD ka mjaftueshëm burime njerëzore për të ngjizur një lider dhe kryetar partie.

"Dua të merrem me parimin, kufizimi i madatit të partisë. Nëse një kryetar partie dështon të imponojë një model të caktuar. Statuti duhej rishikuar dhe ishte kjo. Rikonfirmimi dhe rimandatimi i humbësve kronikë në PD ka sjellë në këtëlloj pike që mendojmë rikthimin apo jo të liderit historik të PD. Nëse Basha humbet zgjedhjet, të jepte dorëheqjen dhe të hapte garën në PD. S'do ndodhte 'Foltorja' e Berishës që i bëri nostalgjikë demokratët dhe s'do kishte një ndarje të tillë që është tani. PD është shumë e çarë. Besoj te hapja e garës brenda partisë. PD emëron njerëz prej vitesh, vendosen persona që mediatikisht nuk kanë qenë aq aktivë dhe janë promovuar."-tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!