Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Në 6 dhjetor Berisha kërkon dhunë! Kërkon dhjetorin e dytë, por s’do ndodhë! Kraja: Synojmë t’i kthejmë vlerat

TIRANË- Se kush është shumica në Partinë Demokratike ende është temë diskutimi. Azgan Haklaj dhe Akil Kraja ndaj mendime të ndryshme. Të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ish-deputeti Haklaj tha se ‘Foltorja’ ka zaptuar Partinë Demokratike me dokumente false, e ndërsa shef kabineti i Berishës, Akil Kraja.

“Foltorja ka uzurpuar PD, me logo e vulë të falsifikuar dhe tani po i organizon primaret me dokumentacion jo legal, është problem ligjor dhe politik, se po godet PD, partia ka prezantuar 7 kandidat dhe misioni i Foltores është të godasin PD zyrtare se këtë e kanë nisur që në dhjetorin e kaluar me organizimin e Kuvendit. Bëjnë disa grupsesksione se nuk i kanë njerëzit, nuk janë shumica se çdo shumicë ka rregulla. Shumica është PD zyrtare”, tha Haklaj.

“Ata që mendojnë që opozita është vulë, seli, një e mail e kanë gabim, opozita është një mission e sakrificë, ka nga ata që opozitën e kanë kthyer në tendera.  Shqiptarët kanë një kërkesë të mos humbim kohë me humbësat”, u shpreh Kraja.

Në studio patën edhe debate mbi protestën e 6 dhjetorit.

Azgan Haklaj: Një maskim, se dy brinjët do e shpëtojnë Shqipërinë nga brinja e tretë. Aleanca e makbethëve. Berisha endet si mbret i lirë. Ajo protestë kërkon vetëm dhunë.
Akil Kraja: Nuk ke asnjë tagër politik, jo opinione dezinformuese
Azgan Haklaj: Samitin nuk e organizon qeveria, por BE. Berisha do të imponohet me dhunë e me forcë, nuk është forca sot. Forca është në Bruksel. Problemi është i thjeshtë, në perimetrin e sigurisë të gjithë delegacionet vijnë me sigurinë e tyre
Azgan Haklaj: Ju nuk përfaqësoni PD, por Foltoren. Kam dalë deputet nga prangat e Ilir Metës.
Azgan Haklaj: Flisni ndonjë fjalë për Ramën. Jeni Basha-Balla-Rama. Publiku është i qartë kush është opozita.
Akil Kraja: Berisha tha a kanë mbështetur kryetarët e Bsashkisë për takimet që ka bërë në rrethe. Autoriteti i dosjeve nis hapjen e dosjeve.
Akil Kraja: Niveli i këtij debate është…

Për Haklaj, me këtë protestë, interesat janë personale, por nuk ka qenë i këtij mendimi Kraja.

“Foltorja ka pasur një synim, duke shpresuar që të sjellë dhjetorin e dytë me Berishën e tretë, nuk ka për të ndodhur. Dhjetori i dytë po vjen, se dhjetori ndan epokat, fillon e merr udhë, hapet porta e agimit të demokracisë”, tha Haklaj.

“6 dhjetori ka vetëm një fokus që t’i kthehemi vlerat”, Kraja në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër