Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama debatuar me deputetë të opozitës, kryesisht Edi Palokën dhe Asllan Dogjanin. Shqiptarja.com iu sjell më poshtë të zbardhur debatin që nuk dëgjua nga mikrofoni i Parlamentit.
Debati pa mikrofon në Parlament
Edi Rama: Kështu siç e keni nisur, besoj vërtet se nuk keni parë gjë akoma e çfarë nuk do shihni në këtë parlament.
Edi Paloka: Atë e besojmë dhe ne.
Asllan Dogjani: Lëri llogjet. Mbaj fjalën që u ke dhënë shqiptarëve për rilindje ekonomike.
Taulant Balla: Ulu ti, ulu.
Asllan Dogjani: Mos më thuaj ti ulu.
Edi Rama: Ti Asllan, me atë emër që ke ik dhe apliko për nënshtetësi gjermane.
Asllan Dogjani: Jam krenar për emrin tim.
Edi Rama: Është e lehtë të kthehesh nga shqiptar në gjerman. Sidomos kush ka ikur nga Ps tek PD, e ka të thjeshtë këtë punën e shtetetësisë.
Sali Berisha: Vazhdo punën, lëri fjalët.
Edi Paloka: Ka filluar fushatën ky
Edi Rama: Me ty besoj e mbylla herën e fundit me përsheshin. Nuk di sa e ke kohën sot. Sa përshesh do hash në darkë.
Edi Paloka: Unë përshesh...po ti ha atë....atë që e dinë të gjithë që e ha përditë
Edi Rama: Përshesh me garuzhde të madhe madje, se jeni dy në një tenxhere.
Edi Paloka: Ty të duhet të ndihmosh veten kur arrin në shtëpi...
Asllan Dogjani-Valentina Leskajt: Kam një kërkesë
Edi Rama-Dogjanit: Ti ik në ambasadë gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu.
Asllan Dogjani-Ramës: Ik ti në Gjermani se mbase të pranojnë se ke emër abstrakt.
Asllan Dogjani:Rama foli si në fushatë elektoralePasi ka lënë fjalën kryeministri Rama, deputeti Asllan Dogjani ka marrë fjalën për replikë duke u shprehur se fjalimi i Ramës iu duk si në fushatë ku ka thënë vetëm mashtrime.
"Do të dëshiroja të thoja se ato që Rama të ishin të vërteta. Por çdo gjë që u tha si në fushatën elektorale. Nuk është informaliteti njësoj si aksioni i energjisë. Por shumë shpejt edhe ti do ta kuptosh kur t’iu kthehet mbrapsht si bumerang. A ju thoshe ti qytetarëve mos i blini kasat fiskale se po ju vjedhin. Ky kryeministër nuk mund T’i mashtrojë më. Ti nuk ke parë asgjë akoma nga qytetarët shqiptarët do të përzënë para zgjedhjeve."- tha deputeti Dogjani.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë
26 Janar, 07:43
-
Greqia nderon Anastasin, sot shërbesa e liturgjisë hyjnore në Mitropolinë e Athinës, merr pjesë dhe kryeministri Mitsotakis
26 Janar, 07:27
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30