Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme

Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme

Sekretarja e Brendshme e Shtetit, Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Ndonëse Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me një hallkë shumë të madhe siç është tkurrja e ekonomisë vendase, një nga problematikat më të mëdha të vendit është fluksi i emigrantëve. Duke u kthyer në një debat të ashpër, ku shpesh herë as zyrtarët dhe as drejtuesit e lartë të shtetit, nuk e kanë kursyer përçmimin e shqiptarëve. E një prej tyre ka qenë edhe Sekretarja e Brendshme e Shtetit, Suella Braverman, e cila edhe kësaj radhe është shprehur se që partia konservatore të fitojë zgjedhjet do duhet të ndalojnë emigrantët e paligjshëm, në një intervistë nga The Telegraph.

“Unë besoj se reputacioni im dhe reputacioni i partisë konservatore është në linjë këtu. Ka të bëjë me kompetencën dhe ka të bëjë me të qenit besnik ndaj popullit britanik që na vendosi në detyrë për të zgjidhur këtë problem. Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet.

Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikim. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për Qeverinë që ta bëjë këtë të drejtë.”- tha ajo.

Projektligji ka të ngjarë të vendosë një detyrë ligjore mbi Sekretaren e Brendshme për të larguar emigrantët që mbërrijnë ilegalisht ose hyjnë në Mbretëria e Bashkuar në mënyrë indirekte përmes një vendi të tretë të sigurt. Kjo është krijuar për të mbështetur Qeverinë kundër sfidave ligjore dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive politikën e Ruandës në ligj pasi ajo u bllokua nga sfidat ligjore.

E pyetur nëse ajo ishte e bindur se projektligji do të përputhej me Konventën e Refugjatëve, Braverman dha garanci.

 “Unë isha gjithashtu Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë.”

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksinojë skema e Ruandës. Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë. Premtimet e kryeministrit të Britanisë së Madhe përfshijnë politikën e brendshme dhe ringritjen e ekonomisë britanike por edhe një ndër çështjet më të diskutuara kohëve të fundit, debatin për emigrantët. Në premtimin e pestë në listë, kreu i qeverisë britanike pohon se do të miratojnë ligje të reja për të ndaluar varkat e vogla në dhe të mundësohet largimi sa më i shpejtë i tyre drejt vendlindjes.

Në 13 dhjetor, Sunak njoftoi arritjen e një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilët përbëjnë rreth 1/3 të të gjithë aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe. Sunak tha se Shqipëria konsiderohej si një vend i begatë dhe i sigurt dhe se Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova, jo vetëm një dyshim për këtë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 01/02/2023 11:02

    Kur shqiptaret nuk dojne njeritjetrin si po na done bota.

    Përgjigju
  • ayub: 01/02/2023 10:40

    ata qe skane letra ,qe parazitojne ,qe kryejne vepra penale ,qe rrine ne shtepi bari ,qe shesin droge rrugeve ,qe i behen barre sistemit social anglez absolutisht duhen sjelle mbrapsht .........

    Përgjigju
  • Paki: 01/02/2023 10:25

    E kur flet dhe kjo jevga pakistaneze per shqipot.

    Përgjigju
  • Vini: 01/02/2023 08:58

    Kjo duket fiks si pastruesja ime. Ca pret me nga keta, kryeministri eshte si ato qe mbledhin kanoce.

    Përgjigju
    • Or tej: 01/02/2023 09:27

      Beni kujdes nga pastrueset or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë