Ish-kryeministri Sali Berisha pas zërave të ditëve të fundit për listën e kandidatëve të PD për deputetë deklaron se ajo ka qenë ekskluzivitet e kryetarit Basha.
 
Berisha thotë se ka pasur zero rol në listën e firmosur nga Basha, ndërsa shton se është e drejta e kryetarit të ri të partisë për të zgjedhur ekipin e ri me të cilin do të garojnë.
 
Reagimi i Berishës në Facebook erdhi pas pakënaqësive që mori nga ndjekësit për listën e miratuar nga Basha, disa prej të cilëve u larguan nga beteja pas nisur gara.

Në listën e re të PD, Basha spastroi grupin nga kritikët dhe garda e vjetër e ish-ministrave të qeverisë Berisha duke vendosur ekipin e tij të besuar.



Sali Berisha

Përgjigja e Berishës në Facebook


dy.b/shqiptarja.com