Debati për maskën, Tritan Shehu i vërsulet Ramës: E bën si 'dhelpra me rrushtë', po fsheh dhe të dhënat

Debati për maskën, Tritan Shehu i vërsulet Ramës: E bën si 'dhelpra me rrushtë', po fsheh dhe të dhënat

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën e tij sot gjatë bashkëbisedimit me mjekët e Infektivit lidhur me përdorimin e maskës. Por cfarë tha Edi Rama? Gjatë bashkëbisedimit në ambient të hapur mjekët po e mbanin maskën, ndërsa kreu i qeverisë jo. Përballë kësaj situate, Rama u shpreh se maska në mjedise të hapura nuk është e detyrueshme.

"Edhe një gjë, që të jemi të qartë; Unë e kam nga profesori tjetër këtu, maska, në mjedise të hapura nuk është e detyrueshme, apo jo? Ju po më mbroni mua, unë ju falënderoj, por jemi në distancë të mjaftueshme. Ēshtë e çuditshme, sepse ka një konfuzion në këtë aspekt kudo. Në Austri, përshembull, nuk mban maskë askush më tani, me sa unë e ndjek. Në Francë mbajnë kur rrinë brenda, nuk mbajnë në rrugë.

Në Itali e kanë vendosur në rrugë. Ndërkohë që ne po flasim dhe të tjerë na ndjekin, jam i bindur që janë duke më sharë “po ti pse nuk e vë maskën, apo je i gjatë e nuk të kap COVID, apo ti e di të vërtetën që nuk ka COVID dhe është një lojë?” Në fakt, këtë e kam të konfirmuar, që maska në mjedis të hapur, po të ruash distancën e po të mos bësh përqafime dhe shtrëngime duarsh, është ok. Apo jo?".

Por për Tritan Shehun maska është e detyrueshme edhe në ambiente të hapura në distance nën 2 m ose kur ka grumbullime si në rastin e bashkëbisedimit në oborrin e infektivit. Gjithashtu ai akuzon se qeveria po fsheh të dhënat e COVID.

"Kryeministrit sot qe nuk guxon te flase per detyrat e tij, kerkon tu shpjegoje mjekeve perdorimin e maskes!! Dikush duhet t’i shpjegoje se maska eshte e detyrueshme edhe ne ambjentet e hapura ne distance nen 2 m ose kur ka grumbullime si aty ne oborrin e infektivit. Mbasi kerkoi disa dite me pare te “cvelesoje” tesitimet qe Greqia beri ne kufi, sot kerkon te anashkaloi dhe rendesine e maskes. Pra sipas tij “pa testime e pa maska”, pikerisht pa ato qe ai nuk po i siguron qytetareve shqiptare ne permbushje te detyrave te tij.

Kryeministri yne e ben si “dhelpra me rrushte”! Asnje fjale prej tij per nivelin katastrofal te infeksioneve, shtrimet e shumta, humbjet e jetes, kushtet shume te veshtira ne spitale, braktisjen e qindra pacienteve ne shtepite e tyra pa u rimbursuar asnje mjekim, komedine me testimet…, perspektiven e erret!

Asgje per cfare duhet e do te behet per te perballuar kete gjendje jashte kontrollit ne degradim te plote, qofte kjo ne nivelin epidemiologjik, qofte ate klinik, vetem romuze me mjeket e personelin, kur jane ata qe po mbajne kete barre te rende.

U premtoi si zakonisht rritje pagash…por ama per vitin tjeter e pa thene asnje fjale per shumen, tjeter tallje kjo!

Nderkaq nuk harroi refrenin: “fajin e ka Saliu”, kur sot mbas tete vite “Shendetesi rilindase falas” duhet te ishim ne krye te Europes. Por ne fakt po fshehim te dhenat me shprese se keshtu do te jemi ne “krye te Afrikes Qendrore”, se mund te bijem edhe me poshte ndryshe" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRITAN PRESHI: 26/08/2020 12:05

    O TRITAN PRESHI PO NUK U NGOPE MEGJITH ATË PRESH QË HËNGRE NË B*TH. PO KSAJ RADHE DO TË FUSIN PANXHARIN O TRITSN QELBËSIRA.

    Përgjigju
  • Miri: 25/08/2020 22:25

    U perpoqe dhe ti o tritan por nje m. t nxorre nga politika Te pakten bej ndonje pun si mjek

    Përgjigju
    • bubi: 26/08/2020 10:17

      ca mjek thu ti. Ky do bohet thyeres prasi me b....

  • Pelioni: 25/08/2020 19:51

    Tartan,Rama si dhelpra me rrushit prap nuk e ka shumë keq,po ti me preshin si ndiesh,të dhëmb akoma,po nuk qe mirë duku andej nga spitali,një rrugë e dy punë ndryshimin që ka pësuar e shikon dhe bythën e shëron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur