Debati për mikrokreditë, a është Gazmend Bardhi avokati i interesit të përmbaruesve?

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në replika mbi çështjen e mikrokredive, ku deputeti Gazmend Bardhi akuzoi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, se ka lëhtësuar skemën e mashtrimit të qytetarëve.

Në fakt, në debatin mbi mikrokreditë dhe ballafaqimin mes përmbaruesve dhe bankave, duket se Gazmend Bardhi nuk është futur krejt rastësisht.

Në vitin 2017, si Ministër Teknik i Drejtësisë, Bardhi firmosi një udhëzim për rritjen e tarifave të përmbaruesve në Republikën e Shqipërisë, rritje që automatikisht çonte në rritjen nga ana e bankave të fee-ve apo tarifave për qytetarët, duke rënduar xhepat e këtyre të fundit.

I pyetur për këtë udhëzim në Kuvend ditën e djeshme, Guvernatori Sejko konfirmoi se po, rritja e tarfiave të përmbaruesve me firmën e Gazment Bardhit rëndonte xhepat e qytetarëve.

“Ka pasur një reagim të fortë asokohe nga sistemi bankar kundër udhëzimit pasi rriste tarifat e përmbarimit në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët pasi bankat do t’ia ngarkonin këtë klientëve. Ky udhëzim do rriste fee-të për qytetarët dhe kostot për bankat e nivelit të dytë, pasi për cdo rast kredie që i kalonte përmbarimit, bankat do bënin një parapagim duke mos patur të qartë rezultatin e procesit të përmbarimit. Me sa di unë, ka shkuar deri në gjykatë kushtetuese dhe gjykata e ka rrëzuar këtë udhëzim”, tha Sejko.

Kundër udhëzimit të Bardhit është deklaruar më herët edhe ish zëvendës kryeministrja teknike, Ledina Mandija, e cila e quante një “udhëzim abuziv”.

Guvernatori shpjegoi në Kuvend se ky udhëzim i Bardhit është “edhe një nga elementët pse përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe pse më akuzojnë mua personalisht”.

Ndaj pyetja që ngrihet: A është Gazmend Bardhi në konflikt të hapur interesi në këtë debat?

Sjellja e tij në kuvendin e Shqipërisë ngre hije të forta dyshimi. Teksa flitej për udhëzimin, Bardhi tha se rritja e atyre tarifave vinte si detyrim nga ligji i ri i përmbarimit privat, i votuar nga socialistët.

Por në fakt, ligji i ri doli në vitin 2019. Në udhëzimin e Bardhit të vitit 2017, shkruhet se baza ligjore është ligji i përmbarimit i vitit 2008, neni 47 i të cilit thotë se tarifat përcaktohen me udhëzim të minsitrit.

Pra mashtrimi sy për sy i Gazment Bardhit në Kuvend, lë të kuptohet se sa serioz është ai në debatin e mikrokredive dhe se sjellja e tij agresive ndaj Guvernatorit Sejko nuk është e paqëllimshme.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 20/07/2024 11:30

    GAZMENDA BARDHA VETEM AVOKATIN E DJALLIT MUND TE BEJ...

    Përgjigju
  • Turi: 20/07/2024 08:15

    Sa jane shtuar kta sumshpuarit. Dhe ne parlamen e tv i kemi mongut tani. Sdi robi ku te lexoje me ljmet se ne cdo ven del ky sumshperthymi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë