Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum pas rekomandimit pozitiv nga KE, nuk ka lënë në asnjë rast në rrjetet sociale, por edhe në intervistat në mediat gjermane pa shprehur pozicionin e tij kundër Shqipërisë.

E fundit, ishte deklarata në Facebook sot pasdite, teksa shprehej se pozicionin e tij ia kishte bërë të ditur edhe kryeministrit shqiptar në takimin që patën dje në komision, se kërkesa për hapjen e negociatave është e parakohshme.

Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag. Personalisht i kam thënë atij se unë mendoj se hapja e negociatave të pranimit në BE është e parakohshme në këtë fazë. Reformat e nisura ende nuk janë të mjaftueshme

Gunther Krichbaum

Por, pas statusit të tij kanë qenë të shumta komentet, edhe nga shqiptarët. Njëri prej tyre shtron pyetjen se “Angela Merkel nuk mendon njësoj si ty? A jeni në të njëjtën parti apo jo?”

Nuk ka munguar edhe përgjigja e deputetin të partisë së Merkel që thotë se “Jo të gjithë në partinë tonë kanë të njëjtin mendim” duke pranuar se kancelarja mendon ndryshe nga ai. 

Gunther Krichbaum është deputet i partisë së kancelares Angela Merkel, prej vitesh kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.

Deklaratat e Gunther Krichbaum kundër Shqipërisë janë bërë shkak për disa përplasje mes Ramës dhe Bashës në Tiranë. 

 


Komentet ne statusin e Gunther Krichbaum ne Facebook