Debati për Reformën Zgjedhore,
LSI: Të jetë e vërtetë dhe e thellë

Debati për Reformën Zgjedhore,<br />LSI: Të jetë e vërtetë dhe e thellë
Lëvizja Socialiste për Integrim është bërë pjesë e debatit për Reformën Zgjedhore.

Nga selia e LSI, ku u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar, kryetari i grupit Petrit Vasili tha se është pro një reforme të vërtetë, të thellë dhe që t’iu japë zgjidhje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri.

Më tej, ai shtoi se zgjedhjet shiten e blihen në vend, ndërsa procesi i fundit zgjedhore, ai i 25 qershorit, sipas tij ishte i rrënuar. 

“Vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore të vërtetë, të thellë dhe që iu jep përgjigje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri, që shiten e blihen, të rrënuara në procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati vjedhja e votës, trafikantët, krimi. Së dyti, pabarazia e votës, një tjetër plagë e madhe. Pabarazi ekstreme antikushtetuese, së cilës nuk i është dhënë asnjë përgjigje”, tha Vasili.

Po ditën e sotme ishte kryedemokrati Lulzim Basha që kërkoi tre kushte për zbatimin e Reformës Zgjedhore, ndërsa Taulant Balla i PS iu përgjigj, duke i thënë se nuk mund të ketë reformë me kushte, dhe se parësore është vota e emigrantëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid