Debati për taksimin e profesionistëve të lirë, ekspertët: Krijon pabarazi! Kontabilistët: Do e çojmë në Kushtetuese

Debati për taksimin e profesionistëve të lirë, ekspertët: Krijon pabarazi! Kontabilistët: Do e çojmë në Kushtetuese

Erald Pashaj, Eduart Gjokutaj, Sotiraq Dhamo

Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Por për ekspertët e çështjeve të punësimit dhe të ekonomisë, tatimi i kësaj kategorie thellon pabarazinë mes bizneseve dhe profesionistëve. 

“Një profesion i lirë tashmë ka të njëjtat fasha si një biznes i madh, pasi një biznes ka 15% tatim plus 8% dividend që shkon në 23%, ndërsa profesionisti e ka 15-23%. Po pse njësoj janë këta? Po një të punësuari që i shkon 23%, njësoj është me këta? Këta nuk janë fare njësoj me njëri-tjetrin. Nëse ndryshimet u bënë për një pabarazi të sofistikuar le të bënim një pabarazi më të thjeshtë”, është shprehur eksperti Erald Pashaj në Report TV.

Pashaj thotë se kjo kategori duhej tatuar, por në mënyrë të drejtë dhe të studiuar, në mënyrë që tregu të mos vuaj edhe më shumë për profesionistë.

Ndërsa eksperti Eduart Gjokutaj gjykon se kjo mënyrë tatimi, hap shtigje për më shumë informalitet dhe nxit largimin e profesionistëve nga vendi.

“Kur s’i ke mbyllur shtigjet e evazionit do t'i detyrosh këto profesionistë të lirë të kalojnë në informalitet ose nga ana tjetër do t’i nxisësh për t’u larguar në vendet fqinje. Duke i rritur kostot të vetëpunësuarit normal që do i përcjellë te produktet e të vetëpunësuarit në çmime”, tha për Report TV Eduart Gjokutaj.

Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se pjesë e taksimit do të bëhen rreth 30 mijë profesionistë të litë, dhe efekti pozitiv në buxhetin e shtetit për vitin që vjen përllogaritet 30 mln euro. 

Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Edhe pse ende nuk ka një listë përfundimtare se kush do të përfshihet në tatim dhe kush jo, disa nga profesionet që do jenë pjesë e skemës do jenë avokatët, fotografët, arkitektët, kontabilistët, dentistët, farmacistët, mjekët,  dizajner, përmbaruesit, videografët, specialistë IT, juristët etj.

Ndërsa për ekspertët tatimi në mënyrë progresive i profesioneve të lira, krijon premisa për korrupsion, shkaktohen diferencime dhe diskriminim midis biznesit që deri në 14 milionë lekë nuk paguan tatim kundrejt një profesionisti.

Ligjin për tatimin mbi të ardhurat që mori vulën e Kuvendit në mars të 2023-shit, për herë të parë bën pjesë të skemës të re të taksimit, edhe personat që përdorin platformat elektronike si Tik-Tok, Instagram, You Tube, Google dhe që marrin fitime prej tyre. Ata do të tatohen 15%.

E njëjta taksë, 15%, është edhe për personat që japin banesa me shërbimin Airbnb dhe Booking. Pra thënë më thjesht, një qytetar që ka nxjerrë në booking, marrim shembull, një dhomë pushimi, në fund të vitit, do paguajë taksë 15% mbi fitimin vjetor.

Kurse Drejtuesi i Këshillit të Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar Sotiraq Dhamo sqaroi disa nga shkeljet e këtij ligji, të cilin kanë deklaruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ligji ngatërron biznesin me punën. Pavarësisht se argumentet që sjellin institucionet që individët janë regjistruar kanë abuzuar dhe shmangur tatimet, janë raste që nu7k kanë të bëjnë me parimin e ndarjes së biznesit nga puna. Ne gjykojmë që do ta kundërshtojmë në gjykatë se bie në kundërshtim edhe me ligjet e tjera. Nëse një individ ushtron profesionin e lirë, merr përsipër një sërë rreziqesh si biznes dhe nuk duhet ngatërruar. Ne kontabilistët marrim përsipër të gjejmë terrenin, klientët, nuk trajtohen me leje të zakonshme etj, si mundet që ky ligj të trajtojë njësoj punën dhe biznesin. Nuk përcaktohen as profesionet e lira se kush janë, dhe ne këtë po presim sepse ligji e përcakton se lista do miratohet me VKM”, tha Dhamo në Report TV.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'