Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin

Prej 1 janarit profesionistët e lirë në të gjithë vendin që ofrojnë shërbime profesionale do të tatohen me dy fasha 15% kur fitojnë deri 14 milionë lekë dhe 23% kur marrin mbi këtë shumë.

Drejtori i Politikës Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera në intervistë për Report TV, sqaron përmes shembujve se si do të funksionojë skema e re e taksimit.

“Tatim 15% llogaritet pasi nga e ardhura e një avokati, doktori, noteri etj, zbriten të gjitha shpenzimet që ai ka, ose zbritet një shumë e supozuar shpenzimesh”, pohon Lera.

23% tatim do të paguhet për çdo lekë mbi vlerën 14 milionë.

“Një avokat, që fiton 200 mijë dollarë në vit, për 140 mijë dollarët e parë do të taksohet me 15%, ndërsa për 60 mijë dollarët e tjerë do taksohet me 23%. Në të gjithë të regjistruarit si persona fizik, pra janë 90-100 mijë të regjistruar vetëm 0.3% e tyre deklarojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë”, sqaron Lera.

Kjo skemë taksimi thotë Lera, krijon barazi mes të vetëpunësuarve dhe punëmarrësve, edhe pse punonjësit do vijojnë të paguajnë më shumë.

“Barra fiskale vazhdon të anojë nga të punësuarit. Nëse kemi një punëmarrës me pagë 100 mijë lekë në muaj, për të shkojnë në buxhetin e shtetit në formën e tatimeve dhe kontributeve 37% e kësaj shume, ndërsa për një të vetëpunësuar me këtë nivel të ardhurash, vetëm 16% e të ardhurave të tij kalojnë në buxhetin e shtetit. Pra jemi 2.4 herë më shumë taksohet një punëmarrës krahasuar me një të vetëpunësuar. Apo nëse një punëmarrës me një pagë mujore 200 mijë lekë, në formën e kontributeve dhe tatimeve jep në buxhetin e shtetit 36% të kësaj shume, një i vetëpunësuar me këtë nivel të ardhurash jep vetëm 14% të kësaj shumë”, pohon Lera.

Lera thotë se taksimi i kësaj kategorie ka efekt pozitiv edhe tek skema e pensioneve.

“Po ta marrim nga pikëpamja e kontributit në buxhetin e shtetit dhe nevojat e buxhetit, kontributet e sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarin paguhen mbi pagën minimale, pra tani paguhet 26% e 40 mijë lekëshit, ndërkohë që kontributet për një të punësuar janë mbi bazë të pagës që ai merr. Skema e kontributeve shoqërore është gjithmonë e më shumë në vështirësi. Ne sot financojmë nga paratë e përgjithshme publike 1/3 e skemës së sigurimeve shoqërore. Si mund të mblidhen më shumë të ardhura? Duke kontribuar të gjithë në buxhetin e shtetit, jo disa të jenë të përjashtuar përjetësisht dhe disa të tjerë të paguajnë vazhdimisht”, tha Lera.

Sa u takon akuzave se skema krijon pabarazi mes biznesit të vogël që nuk paguan taksa deri në vitin 2029 dhe profesionistëve, Lera përgjigjet me një shembull.

“Një profesionist i lirë në çdo 100 lekë arkëtime pjesën dërrmuese e ka fitim neto, pra 70-80-90% e ka fitim neto. Ndërsa një tregtar, një minimarket në 100 lekë xhiro që bën, fitimi i tij është deri 10%, jo më shumë. Tani si ja vlen të taksojmë më parë një që fiton 90 lekë në 100 lekë xhiro apo atë që fiton 5 lekë në 100 lekë xhiro?”, pohon drejtori i politikës fiskale.

Lera shpjegon se fasha 23% është vendosur vetëm për të mos ju lënë hapësirë bizneseve të mëdha të kalojnë në statusin e personit fizik dhe të përfitojnë nga një tatim më i ulët.

“Personi fizik 15% ose 23% për fitimet mbi 14 milionë lekë, ndërsa personi juridik (biznesi i madh) 15% tatim fitim +8% dividendi. Dhe kemi llogaritur që barra tatimore të jetë e njëjtë”, tha Lera.

Brenda muajit dhjetor Këshilli i Ministrave do të miratojë edhe listën me kategoritë e profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime profesionale, që prej vitit të ardhshëm do të futen në tatimin progresiv me fasha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 06/12/2023 08:52

    Ne faqen e Tatimeve eshte ky sqarim: Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH;Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Pra, nga 1 janari, nuk do paguajne vetem tatimin e fitimit 15 apo 23%, por edhete gjitha keto te tjerat. Praktikisht, pritet mbyllja e mijra subjekteve Person Fizik dhe grupimi i tyre ne nje shpk.

    Përgjigju
  • Te gjithe duhet te paguajne: 30/11/2023 10:32

    Me nje fjale une qe paguaj 23% te pages dhe ku ne tolal me gjithe sigurime shkon 49% deri 50% te pages time duhe ta mbaj Shtetin?! Keta qe jan me 10 pale shtepi e me vila nga i kane e nga si kane duhet te mos paguajne?! Aty ore si Cecua te paguajne te gjithe! Se nga i gjeten pronat keta kur nuk i del llogaria.

    Përgjigju
  • Gjermani, Gjermani e shkreta Gjermani: 30/11/2023 08:10

    Vitin tjeter per festa te nentorit njerezit do grinden nese shqiptari i fundit per Gjermani iku me 28 apo 29. Gropen e pensioneve e sajuat vete nga keqmenaxhimi. E bete germadhe kete vend aq sa iken te gjithe. Kerkoni taksa pa rikthyer asgje.

    Përgjigju
  • Arben: 30/11/2023 01:11

    Ndaleni, se sdo ngeli njeri me ne lete Shqiperi te shkrete. Pak kan ikur shumica, po do ikin dhe ato profesioniste qe jane ketu.

    Përgjigju
  • zigur: 29/11/2023 21:57

    Do te largohen nga vendi edhe ata pak specialista qe kame mbetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka