Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar foton e një salle teatri dhe kinemaje shfaqjesh të SHQUP-it, ku para se ta merrte PD-ja për selinë qendrore të partisë aty zhvilloheshin shfaqje nga fëmijët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se në sallën e teatrit dhe kinemasë, ku dikur jepnin shfaqje fëmijët, sot pas uzurpimit nga PD-ja në mënyrë jotransparente dhe antiligjore japin shfaqje aktorët e opozitës.
Sipas Ballës, shkatërrimi i kësaj salle është treguesi më i mirë se sa shumë e do Partia Demokratike artin dhe kulturën.
Kjo ishte salla e teatrit dhe kinemasë në SHQUP-it, ku dikur jepnin shfaqje fëmijët. Ndërsa sot pas uzurpimit nga PD-ja në mënyrë antiligjore dhe aspak transparente japin shfaqje aktorët e opozitës.
Pas dështimit me sukses të inskenimit me “babalen”, regjizori Sali dhe punëtori i skenës Lulzim po përpiqen të mbajnë në skenë një shafqje tjetër, ku me demek atyre ju vjen keq për godinën e Teatrit Kombëtar.
Shkatërrimi i kësaj salle teatri në SHQUP është përgjigja më e mirë për çdo qytetar për të kuptuar sesa shumë e duan këta artin dhe kulturën.
Taulant Balla