Debati për Teatrin, Rama: Teksa ata vendosin nëse është i mirë apo i keq ne bëjmë edhe më shumë vepra artistike

Debati për Teatrin, Rama: Teksa ata vendosin nëse është i mirë apo i keq ne bëjmë edhe më shumë vepra artistike

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar

TIRANE-Kryeministri Edi Rama vijon që të qëndrojë i palëkundur në idenë dhe projektin për Teatrin e ri kombëtar pas shembjes së godinës së vjetër.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë e ka nisur me një shprehje të një artisti amerikan, që thotë se "Mos mendo për si të bësh art, vetëm bëje. Lëri të tjerët të vendosin nëse është i mirë apo i keq, nëse e duan apo e urrejnë. Teksa ata vendosin bëj edhe më shumë vepra artistike" citon Rama, Andi Warhol.

Shembja e teatrit solli reagime të forta nga një grup artistësh dhe opozita. Ata kërkojnë rindërtimin e teatrit sikur ishte, aty ku ishte. Por Edi Rama premtoi se projekti origjinal sikur ishte parashikuar nga italianët, do të ndërtohet në një tjetër vend me një tjetër funksion për fëmijët.

Postimi i Edi Ramës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë