TIRANE- Pas ftesës për debat nga kryetari Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kryebashkiaku Basha, njëherësh kryetar i PD, akuzon qeverinë për bllokim të investimeve për kryeqytetin, dhe për këtë një ditë më parë ka ftuar në një debat publik kreun e qeverisë. Në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama thotë se “Tirana ka mbetur në duart e kryebashkiakut më kot që mbahet mend”. Duke u ndalur tek ftesa për debat, Rama thotë se kreu i Bashkisë së Tiranë kërkon të diskutojë, ndërkohë që i kërkohet të shpjegojë mungesën e investimeve në kryeqytet.
“#VajmedetperTiranen e mbetur në duart e kryebashkiakut më kot që mbahet mend! I thonë pse ke ikur nga puna pa lënë gjurmë u thotë dua debat!”, shkruan kryeministri Rama.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com