Debati për Velierën, Eduart Shuka:
Ja e vërteta e rrënojës dhe e topave
 

Debati për Velierën, Eduart Shuka:<br />Ja e vërteta e rrënojës dhe e topave<br /> 
Eduart Shuka që tashmë i ka kaluar të gjashtëdhjetat është një banor i vjetër, autokton i qytetit të Durrësit. Familja e tij është vendosur në Rrugën Tregëtare qëkurse ajo është ndërtuar 90 vjet të shkuara.

Shtëpia e tij ndodhet fare pranë rrënojës që doli në dritë gjatë realizimit të projektit Veliera. Shuka rrëfen historinë e rrënojës dhe të topave që u zbuluan aty sipas asaj që i kanë treguar të parët e tij.

Ai tregon se deri tashti aty nuk ka asgjë të re pasi gjithçka deri në vitin 1925 ka qenë mbi tokë dhe një projekt i bashkisë së atëherëshme për ndërtimin e bulevardit aty ku është edhe sot e kësaj dite i mbuloi ato për të realizuar projektin.

Ka qenë arkitekt Kostë Paftali,kuëshëri i parë i Kristaq Ramës plakut, gjyshit të Edi Ramës, ai që zhvendosi topat nga fortifikata turke dhe i vendosi në monumentin që u ngrit për nder të kolonelit Thompson aty ku sot ështe busti i Mujo Ulqinakut. Kosta ka qenë kushëri i parë edhe me nënën time sqaron,Shuka.

Çfarë dini rreth rrënojës së zbuluar te gropa që është hapur përpara shtëpisë tuaj?
-Unë do të tregoj atë që më kanë treguar edhe mua të parët e mij të cilët kanë qenë vendosur në këtë rrugë qëkurse ajo është ndërtuar.
Rrënoja për të cilën po bëhet gjithë ajo zhurmë këto ditë nuk është ndonjë zbulim i ri.Ajo ka qenë mbi tokë në gjendje të shembur deri në vitin 1925.Topat kanë qenë  të vendosur gjithashtu po aty por dhe ato kanë historinë e tyre.

Cila është kjo histori ?
-Në këtë pjesë që e quanin fortifikatë nga koha e Turqisë kanë qenë vendosur 6 topa të blerë në Itali për ushtrinë për të mbrojtur Durrësin nga ana e detit.Kanë qenë gjithsej 6 topa.4 të mëdhenj dhe 2 më të vegjël.Në gjuhën ushtarake thuhej se kjo ka qenë një bateri topash e asaj periudhe pjesë e armatimit të garnizonit turk i cili ishte vendosur në qytetin e Durrësit.

Në kohën e Princ Vidit, i cili e ka pasur selinë aty pranë e që nuk është më, dihet që në Durrës ndodhej edhe koloneli holandez Thompson i cili u vra për mbrojtjen e Durrësit.
-Për nder të aktit të tij, arkitekt Kostë Paftali, i cili ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Durrësit në vitet 1920, ndërtoi monumentin e famshëm që u ngrit aty ku është statuja e Mujo Ulqinakut. Arkitekt Paftali mori 3 topa të mëdhenj dhe i vendosi rreth monumentit të kolonelit Thompson sikurse janë edhe sot. Ai mori edhe një top të kalibrit më të vogël dhe e vendosi pranë torrës veneciane, ky top sot gjendet te Mauzoleu i Luftës po në Durrës, ndërsa 2 topat e tjerë u lanë dhe u groposën aty ku u gjendën gjatë punimeve për velierën. Nëqoftëse do të gërmohet te statuja e Mujo Ulqinakut fare pak,sa për të larguar dheun e lulishtes, lexohet fare qartë emri i autorit, Arkitekt Paftali. Arkitekt Kostë Paftali ka qenë kushëri i parë me Kristaq Ramën plakun, gjyshin e Edi Ramës, kryeministrit të vendit tonë. Pas çlirimit të vendit, komunistët e shembën monumentin e Thompsonit por ruajtën piedestalin dhe mbi të vendosën bustin e Mujo Ulqinakut me uniformë ushtarake që më vonë u zevendësua edhe ai me statujën ashtu sikurse është sot.

Po për murin e kalasë që bashkohej me Torrën çfarë njohurish keni ?
Sic më kanë treguar,një pjesë e murit u shemb nga tërmeti që ra në Durrës në fillim të shekullit të shkruar,ndërsa pjesa tjetër u rrëzua me dinamit në kohën e mbretit Zog për të ndërtuar Rrugën Tregëtare e cila lidhej me portin detar.Pra kjo pjesë e murit u shemb kur nisi të ndërtohej Durrësi modern.Por muri antik nuk ka lidhje me rrënojën e kohës së Turqisë.Rrënoja i bie të jetë jashtë mureve të vjetër të Durrësit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë