Debati për Zgjedhoren, paralajmërimi i ish-deputetit të LSI-së: Dialogu nuk ka më kuptim

Debati për Zgjedhoren, paralajmërimi i ish-deputetit të LSI-së: Dialogu nuk ka më kuptim

TIRANE-Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka bërë një paralajmërim për ndërprerjen e dialogut politik, por nuk e ka specifikuar nëse bëhet fjalë për këshillin politik. Duke nënkuptuar paktin për reformën zgjedhore, ai thotë se mos zbatimi marrëveshjeve nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik dhe sot mot.

Palët kishin rënë dakord që pakti që do të firmosej në këshill nuk do të ndryshoj, por do të votohej pa hequr asnjë presje në parlament.

Por opozita parlamentare ka kundërshtuar duke vendosur disa kushte, teksa me dy prej tyre hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve është bashkuar edhe deputeti socialist Adnor Shameti.  

Kjo ka sjellë kundërshtimin e një pjese të opozitës, por edhe PD-LSI-së, që duket se nuk janë dakord me ndalimin e koalicioneve dhe vendosjen e pragut 5% për hyrjen e partive në parlament.

"Mos zbatimi i marrëveshjeve për reformat, nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik sot dhe mot. Marrëveshjet janë për zbatim jo për diskutim! Ti deformosh ato, do të të thotë që ke qenë dhe je kundër tyre! Je si "pëlhura e Penelopës" që thuret ditën dhe çthuret natën.

Mos kërkoni më dialog nga ata që thyejnë marrëveshjet! Sepse nuk janë më të besueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi politik është kushti kryesor sintezë i cili i paraprin të 15 kushteve të BE dhe të Bundestagut. Mos respektimi i marrëveshjeve është goditja më e rëndë ndaj stabilitetit dhe integrimit Evropian të Shqipërisë" deklaron Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 16/06/2020 17:20

    Po nga ke humbur o tu mbyllte o panxhar sheqeri i Maliqit

    Përgjigju
  • Edmondi: 16/06/2020 15:39

    Ik o Edmond mos na caje menderen se e keni bere byk,ti me kryementorin Ilir Kryehajdutin,ai ju mesoi shum mire zanatin e te vjedhurit dhe ju te LSI e keni kthyer ne zanat fitimprures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral