Debati për raportin e Venecias/ Kush gënjeu në intervistë gazetari apo Ilir Meta? Ja përgjigja

Debati për raportin e Venecias/ Kush gënjeu në intervistë gazetari apo Ilir Meta? Ja përgjigja

Presidenti Ilir Meta ne intervisten per Zerin e Amerikes

Presidenti Ilir Meta dhe gazetari i ‘Zërit të Amerikës’ Arben Xhixho mbrëmjen e djeshme u përfshinë në një debat lidhur me raportin final të Komisionit të Venecias mbi anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit në Shqipëri vitin e kaluar. Gazetari tha se, Komisioni i Venecias evidentoi se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat me anulimin e zgjedhjeve lokale. Por Ilir Meta e kundërshtoi duke thënë se drafti final, kishte ndryshuar nga ai paraprak dhe në raportin përfundimtar nuk thuhej një gjë e tillë. Por si është e vërteta? Shqiptarja.com sjell më poshtë, draftin paraprak dhe atë final që është i njëjti dhe ku Komisioni i Venecias thotë se Ilir Meta i tejkaloi kompetencat me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Raporti i Komisionit te Venecias me opinionin mbi anulimin e zgjedhjeve nga Ilir Meta/ Lart raporti paraprak dhe poshte versioni final, i njëjtë, ku thekson se Presidenti tejkaloi kompetencat

Debati mes Ilir Metës dhe gazetarit të Zërit të Amerikës
Presidenti Ilir Meta: Unë padyshim që jam i duruar në këtë drejtim, por kjo është një kohë e humbur për Shqipërinë, siç ishte një kohë e humbur edhe çështja e denoncimit, të themi në Venecia të Presidentit për aktin e dekreteve për zgjedhjet vendore, që thjesht më detyroi dhe mua si President të paraqisja opinionin tim atje. Vajtja përsëri në Venecia për një çështje absurde, sepse sipas tyre Presidenti gjoja ka shkelur ligjin, kur Presidenti hetohet vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës, nuk i bën mirë imazhit të vendit tonë në nivelin ndërkombëtar. Megjithatë unë si President do bëj detyrën time edhe me Komisionin e Venecias.

Zëri i Amerikës: Meqë ju iu referuat interpretimit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias e thotë hapur që ju i tejkaluat kompetencat…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk është kështu!

Zëri i Amerikës: E thotë!

Presidenti Ilir Meta: E keni gabim. Kjo ka qenë në raportin paraprak.

Zëri i Amerikës: Jo, është në raportin përfundimtar, unë sot iu referova përpara se të vija në studio, për ta rikujtuar ….

Presidenti Ilir Meta: Nuk është kështu, është e pavërtetë. Nuk egziston fjala tejkalim.

Zëri i Amerikës: Interpretimi i Venecias, e thotë. Por thotë që nuk ka qenë aq serioze shkelja, sa për të çuar në shkarkim.

Presidenti Ilir Meta: Nuk është ashtu jo! Kjo është tek parapraku.

Zëri i Amerikës: T’ua lexoj variantin përfundimtar? E kam të hapur në telefon…

Presidenti Ilir Meta: Ju mund të lexoni një variant tuajin, nuk ka asnjë problem…

Zëri i Amerikës: Jo ky është varianti i Venecias…

Presidenti Ilir Meta: Unë mund ta sqaroj më pas, sepse tani unë nuk e kam këtu me vete. Nuk kam asnjë shqetësim për atë gjë.

Zëri i Amerikës: Është në aglisht dhe po e përkthej në moment… “ në qoftë se, ashtu edhe siç ka ndodhur, anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, i tejkaloi kompetencat e Presidentit, siç u vertetua më parë”, në argumentimin që bën Venecia, “parlamenti dhe komisioni i tij hetimor duhet të marrin parasysh një sërë faktorësh që çuan këtu, të cilat vënë në pikëpyetje nëse ky akt ka qenë i një natyre serioze”. Pra ata thonë që (akti) nuk ka qenë serioz për t’u shkarkuar por…..

Presidenti Ilir Meta: E para, një herë varet shumë se si është formulimi në anglisht e dyta… këtë gjë e di mirë sepse me këtë çështje jemi marrë shumë seriozisht, Komisioni i Venecias….. e para kjo nuk egziston …ka një ndryshim të madh mes paraprakut dhe përfundimtarit….

Zëri i Amerikës: Jo jo ky është përfundimtari (raporti) pika 81…

Presidenti Ilir Meta: Do t’ua sqaroj edhe unë më pas sepse nuk e kam këtu. Së dyti, Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë…. edhe nëse pretendimet e Kuvendit, jo konkluzioni i Venecias, pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është një çështje jo serioze që hyn në sferën për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj Presidentit të Republikës. Ky është thelbi i Venecias. Dhe fjala tejkalim kompetencash në variantin e fundit si konkluzion i Venecias nuk egziston. Kjo ka egzistuar tek parapraku….

Zëri i Amerikës: Jo jo është…

Presidenti Ilir Meta: Dakort e sqarojmë edhe më pas….nuk kam shqetësim për këtë çështje. Por absolutisht kjo është një gjë pa lidhje. Pasi kompetenca e zgjedhjeve është një kompetencë absolute dhe e vetme e Presidentit të Republikës, që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër.|

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miu haleve: 09/02/2020 11:46

    U komentua u komentua o mi wc .

    Përgjigju
  • O tej: 08/02/2020 20:02

    Meta Bajga kishte harruar bllokun ndaj genjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare