Tekniku ka folur në mediat italiane në emisionin “Zona Calcio” në radio ku së pari ka sqaruar se pse zgjodhi Shqipërinë dhe një Kombëtare. De Biasi përgjigjet ”Sepse e vendos vetë se cilët lojtar do grumbulloj, kjo mundësi të jepet kur drejton një Kombëtare ndërsa në skuadrat e tjera ku kam punuar ka qenë e pamundur që lojtarët ti zgjidhja vetë”.
I pyetur për një kualifikim të mundshëm në Francë De Biasi deklaron” Kualifikimi ynë varet shumë nga vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit për ndeshjen me Serbinë. Nëse ai vendim do jetë në favorin tonë atëherë kemi shanse të kualifikohemi direkt”.
Në fund prononcimin e tij trajneri I Kombëtares e mbyll duke komplimentuar Shkëlzen Gashin dhe talentin e ri Rei Manaj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)