Vendimi i ministrisë së Jashtme ruse për dëbimin e diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të shteteve evropiane.
E para që ka reaguar ka qenë kancelarja gjermane e cila e quajti të papranueshëm një gjë të tillë:
“Ne e konsiderojmë të pajustifikueshëm dëbimin dhe besojmë, që ky është një tjetër aspekt se Rusia është shumë larg shtetit ligjor sikurse po vërehet aktualisht”, tha Merkel.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha, se dëbimi „nuk është aspak i justifikueshëm” dhe i dëmton edhe më tej raportet e Rusisë me Europën. Edhe Polonia ka thirrur menjëherë ambasadorin rus në Varshavë. Ministria e Jashtme e Suedisë i komunikoi Moskës, se e konsideron këtë qëndrim tërësisht të paargumentuar.
Vendimi për dëbimin e diplomatëve evropianë erdhi në një kohë që i Ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ndodhet për një vizitë disa ditore në Moskë, për të diskutuar rastin e dënimit të opozitarit Navalny. Borrell gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov u shpreh se marrëdhëniet evropiane-ruse kanë rënë në “nivel të ulët”, por u shprehën të hapur për dialog. Borrell mësoi për dëbimin e diplomatëve evropiane gjatë kohës që ishte në takim me Lavrovin. Ai e dënoi ashpër këtë hap.
Ministria e Jashtme ruse shpalli „persona të padëshiruar” diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, pasi ata kanë marrë pjesë në „protestat ilegale” të opozitës kundër arrestimit të kritikut të qeverisë Alexej Navalny dhe atyre u është kërkuar të lënë vendin sa më parë të jetë e mundur.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
Mos valle rusia eshte protektorat si shqiperia?ku ambasadoret tundin kembet dhe politikanet shtrengojne dhembet?pastaj ,ceshtje kjo hipokrizi-per shqiperine kerkoni gjukata te pavarura,ku asnje nuk ka te drejte te nderhyrje,vec hierarkise se gjyqesorit,dmth gjukata e nje shkalle me te larte gjukon vendimin e gjukates me te ulet pas ankeses.Per analogji,ndaj nuk ka asnje shprese te denohen krimet dhe veprimet antiligjore te saliut,likeflori ilirit,etj
Përgjigju