Dëbimi i romëve, Ambasadorët:
Shqetësuese, kriter për statusin

Dëbimi i romëve, Ambasadorët:<br />Shqetësuese, kriter për statusin
TIRANE - Të mbledhur në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Avokati i Popullit, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë kanë shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhen 37 familjet e komunitetit rom.

Ndërkombëtarët i kërkojnë qeverisë gjetjen e një zgjidhje emergjente dhe të përhershme për këtë komunitet, kriteri i 11-të për marrjen e statusit të BE-së në vjeshtë.

Prej disa ditësh këto familje u dëbuan nga kampi që kishin ngritur në truallin e ish ndërmarrjes artistike, tek rruga e Kavajës pasi ishte pronë private dhe tashmë janë të pastrehë.

“Kur të ktheheni në shtëpi, pas një ditë të vështirë pune, (sidomos ju që jeni gazetarë) përpiquni të mendoni pak si është situata për ata që nuk kanë ujë, shtrat dhe të drejta. Kemi të bëjmë me një cështje me të drejtat e njeriut. Dhe e drejta nuk është një gjë që jua jep dikush por është diçka që nuk ua merr dot kush. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”- tha ambasadori i BE-së Ettore Sequi pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët, ku ishin ulur përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare të akredituar në Tiranë dhe binte në sy mungesa e përfaqësuesve nga Bashkia e Tiranës.

Ambasadori i BE-së kujtoi gjithashtu se zgjidhja e çështjes së komunitetit rom është një nga 12 prioritet që duhen plotësuar për marrjen e statusit.

"Ju e dini që një ndër 12 kriteret kyçe që Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë drejt BE-së ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit  rom. Kemi investuar shumë në mbrotjen e të drejtave të këtij komuniteti për një total prej 3 mln euro"- tha Sequi duke shtuar se "Situata do të reflektohet në raport progresin që KE do të nxjerrë këtë vit dhe ne jemi ende në procesin e hartimit të tij”

ROMET: NDERKOMBETARET TE ZGJIDHIN SITUATEN
Në emër të Federatës së romëve, Xheladin Taço kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve, për të gjetur një zgjidhje. “Kërkojmë zgjidhje nga ndërkombëtarët. Bashkia e Tiranës po i bën provokime të ndryshme romëve”- tha Taço.  

 “Romët po dëbohen padrejtësisht. Duhet zgjidhje emergjente për çështjen e romëve. Duhet të përmbushim kriterin e 11 për marrjen e statusit”-  argumentoi  Totozani, i cili bëri një panoramim të situatës së familjeve rome të dëbuara nga kampi i ngritur tek kryqëzimi në Pallatin me Shigjeta. Fillimisht aty kanë qenë 67 familje,  30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi.

"Familjet rome po kalojnë momente të vështira, dhe dëbimi i tyre është i padrejtë. Koha nuk pret, duhet zgjidhje"- nënvizoi Totozani.

NE TRYEZE MUNGONIN PEFAQESUES TE BASHKISE SE TIRANES
Pikërisht pushteti lokal i cili ka detyrim të strehojë banorët e qytetit të tij, nuk kishte asnjë përfaqësues në këtë takim i cila zgjati më shumë se dy orë.

Në tryezë ishin të pranishëm Ambasadori i BE-së-Ettore Sequi; zv/Ambasadori amerikan-Henri Zhardin, Ambasadorja e OKB-së-Zineb Touimi-Benjelloun; Ambasadori i OSBE-së- Robert Wilton; shefi i zyrës së Këshillit Europian në Shqipëri- Marc Leideker,  si dhe përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, përfaqësues të Shoqatave për të Drejtat e Njeriut.

REAGIMI I AMBASADOREVE
Ambasadorët e huaj të pranishëm në tryezë shprehën shqetësimin për situatën.
Zv/Ambasadori amerikan-Henri Zhardin: "Jemi të shqetësuar për aktet e shpërguljes së familjeve rome. Të gjenden zgjidhje për to"

Ambasadori i OSBE-së Robert Wilton: “Mbështesim Avokatin e Popullit, të zgjidhet problemi. Institucionet të gjejnë zgjidhje. Shpresojmë në zgjidhje afatgjatë të mos përsëriten më këto situata.”
Shefi i zyrës së Këshillit Europian në Shqipëri Marc Leideker: “Po merremi konkretisht me problemin. Ne e pranojmë që zona duhet ti shkojë të zotit, por dëbimi i romëve është  shqetësues. Për mua është shqetësuese që qeveria nuk është në këtë takim. S'kemi as pjesëmarrës të pushtetit lokal. Ky është shans i humbur, dhe duhet shpjeguar"

Ambasadorja e OKB-së,Zineb Touimi-Benjelloun: “ Të gjitha palët të përfshihen në zgjidhjen e problemit dhe përmirësimin e jetës së këtij komuniteti”.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi: BE kërkon shanse të barabarta për punësim për të gjithë. Një nga 12 prioritet ka të bëjë me të drejtat e romëve. Kemi alokuar që nga 2008 me shume se 3 mln euro për romët. Romëve duhet t’u gjendet një vend për strehim”.

PROKURORIA: PO VERIFIKOJME TE DHENAT
Një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme tha se po analizohen të dhënat që janë mbledhur këto ditë për mundësinë e hetimit. Avokati i Popullit kërkon hetim për të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj këtij komunteti.

MINISTRIA E PUNES: DO NGREME CADRA NE SHARRE
Nga ana e tij përfaqësuesi i Ministrisë së Punës propozon që romët të shkojnë të jetojnë në çadra që do ngrihen në Sharrë dhe shtëpi me qera ose do ngrihen shtëpi prej druri.

 TOTOZANI PAS TAKIMIT: KERKESAT DHE REKOMANDIMET TONA

“Duhet të të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe e qëndrueshme. Tryeza ishte shkëmbim idesh mjaft i frytëshëm. Gjendja është mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme për jetën e qyetytarëve rom.”- tha Totozani.
 Kërkesat e Avokatit të Popullit
-Hetime për personat që kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj romëve. Dosjet të mbyllen sa më parë dhe të çohen në gjykatë. Totozani tha se kjo u premtua nga prokuroria”
-Bashkia të marrë masa për strehimin.  Strehimi është emergjencë

Mbrojtja e të drejtave të këtij komuniteti janë pjesë e rekomandimeve të Brukselit.
"Kemi një vit që propozojmë për qytetarët rom, qoftë për strehim qoftë për ndihmën ekonomike"- tha Totozani.
"37 familjet rome të marrin ndihmë ekonomike në Tiranë në mënyrë sa më të shpejtë. Bëmë rekomandim për kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha e Ministrin Kserën për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë, dhe të qëndrueshme për qytetarët romë.”

SEQUI: SITUATEN DO E RAPORTOJME NE PROGRES RAPORTIN QE PO HARTOJME
“Dua të them pse BE ishte e pranishme në këtë takim. Ne jemi të përkushtuar për përfshirjen siciale të komunitetit rom dhe mbrotjes së të drejtave të tyre. Ju e dini që një ndër 12 kriteret kyçe që Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë që të ecë drejt BE-së ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit  rom. Kemi investuar shumë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom, për një total prej 3 mln euro. 
Kemi plan të përbashkët veprimi me qeverinë tani është mënyra si do të vihet në zbatim. Ne inkurajojmë të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë të gjejnë një zgjidhje afatgjatë. Kur të ktheheni në shtëpi, pas një ditë të vështirë pune, (sidomos ju qëjeni gazetarë) përpiquni të mendoni pak si është situata për ata që nuk kanë ujë, shtrat dhe të derjta. Kemi të bëjmë me një cështje me të drejtat e njeriut. Dhe e drejta nuk është një gjë që jua jep dikush por është diçka që nuk ua merr dot kush. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”- tha ambasadori i BE-së Sequi.
I pyetur a ndikon në marrjen e statusit? Sequi u përgjigj: “Situata do të reflektohet në raport progesin që KE do të nxjerrë këtë vit dhe ne jemi ende në procesin e hartimit të tij”

totozani

(Foto: Tryeza e rrumbullaket sot ne hotel Tirana)

totozani sequi
(Foto: Ettore Sequi, Igli Totozani, Robert Wilton)


romet e rruges se kavajes
(Foto: Romet e debuar nga kampi)

totozani sequi
(Foto: Igli Totozani, dhe Ettore Sequi gjate takimit)


romet proteste para bashkise
(Foto: Protesta dje para bashkise se Tiranes)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës