Dëbimi i rusëve, a kërcënohet Shqipëria? PD: Vendimi detyrim, gjendja serioze!

Dëbimi i rusëve, a kërcënohet Shqipëria? PD: Vendimi detyrim, gjendja serioze!

Deputeti i PD, Tritan Shehu

TIRANE-Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatë rusë në vijim të sanksioneve të marra nga të gjitha vendet e NATO-s pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani, gjë për të cilën akuzohet Moska, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një prononcim për REPORT TV, deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se vendimi është një detyrim për Shqipërinë, pasi është anëtare e NAT0-s.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe është e detyruar të solidarizohet me vendet e NATO-s, aq më tepër kur cenohet sovraniteti i njërit prej këtyre vendeve, është një detyrë dhe obligim për ne. Ne e kemi deklaruar, që në cështjet e sigurisë ne do të ndjekim vetëm SHBA. Pra këtu kemi të bëjmë me cështje sigurie dhe qëndrim amerikan dhe numri i konsiderueshëm vendesh anëtare të NATO-s. Nuk është thjeshtë dëshirë, por obligim për nivelet e sigurisë, prandaj e konsideroj një hap normal” tha ai.

Largimi i dy diplomatëve rusë, ngre pyetjen nëse kërcënohet Shqipëria? “Problemet e kërcënimit janë më shumë se për Shqipërinë, diskutohen në bllok për të gjitha vendet e NATO-s dhe derisa merren vendime të tilla, tregon se gjendja është serioze dhe duhet një reagim serioz, për të frenuar cdo element agresiv ndaj bllokut të NATO-s” deklaron Tritan Shehu.

Por a do të ndikojë ky vendim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë? Shehu thotë se kjo është një lëvizje në bllok e të gjitha vendeve të NAT0-s. “Çështjet nuk shtrohen sa do të ndikojë në marrëdhëniet tona me Rusinë, vendimet janë në bllok dhe zgjidhen në bllok. Rëndësi ka që ne të reagojmë në bllok”.

Qeveria shqiptare shpalli sot ‘non grata’ dy diplomatë rusë. Me vendimin e sotëm Shqipëria iu bashkua vendeve të aleancës së NATO-s, që vendosën sanksionet pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se veprimtaria e dy diplomatëve rusë në Shqipëri nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik. Nota verbale i është komunikuar ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Aleksander Karpushin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipari.: 26/03/2018 17:36

    Duhet debuar edhe espihunet turk te TIKA turke nga shqiperia,se jane edhe me te rrezikshem se ruset. Rusi nuk pa hap shkolla e kolegje ruse per asimilim te shqiptarve ne ruse.por turqia hap kolegje turke me prapavij armiqsore ti asimiloj shqiptaret ne tutq. Serbi e greku pushtues,e turku vetem turiste 523 vite. Puten de merde ,sa i asimiluar ne turq eshte popilli shqiptar.

    Përgjigju
    • DpA: 26/03/2018 19:41

      Shume e drejte! Si zakonisht luftojme me armiq imagjinare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari