Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka shkarkuar nga detyra kreun e Zyrës Përmbarimore në qytetin e Kukësit Sulejman Elezi.

Sipas burimeve shkarkimi i tij erdhi për shkak të mos pagimit të energjisë elektrike. Mësohet se Elezi është debitor ndaj OSHEE me një shumë prej rreth 3 milion e 340 mijë lekë të vjetra.
 
Pas zëvendës-ministres së Mjedisit dhe drejtorit të Arsimit në Malësinë e Madhe, Elezi është zyrtari i tretë që shkarkohet pasi rezulton debitor i energjisë elektrike.





Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)