Dëbora/ Kreu i Qarkut Kukës: Firma s'ka pastruar rrugën e Shishtavecit dhe Bushtricës, ka marrë 1 mln euro

Abedin Oruçi, kreu i këshillit të Qarkut të Kukës u shpreh për Report Tv se të gjitha rrugët në Qarkun e Kukësit, përveç dy akseve Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë, janë të kalueshme. Sipas tij, problematike është situata në aksin Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë ku ka prezencë të theksuar dëbore. "Janë dhënë nga qeveria 1 mln euro për rrugën dhe duhet të mirëmbahet, por firma është kapur e papërgatitur. Këto dy rrugë janë në varësi të ARRSH, Bashkia nuk ka lidhje me këto. Janë 1 mln euro të dhëna nga qeveria për mirëmbajtjen e tyre", u shpreh Oruçi. 


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin