“Në zonat e thella edhe qytetarët duhet të angazhohen bashkë me njësitë që t’i dalin zot vetes sepse që kur niset një buldozer dhe deri sa shkon në Lojme do tre orë. Situata paraqitet e mirë, edhe nga spitali, edhe nga policia dhe prefektin kam qenë në kontakt dhe gatishmëri. Nuk kemi pasur probleme” tha ai.
Ndërkaq, mësohet se energjia elektrike është rikthyer në pjesën dërmuese të fshatrave dhe po punohet për rikthimin e saj në zonat ku mungon. Mësimi ka rinisur në të gjitha shkollat e Bashkise Kukës përjashtuar dy shkollave 9 vjeçare të fshatit Fshat dhe në Domaj ku mësimi është pezulluar për shkak të gjendjes fizike të objekteve.
Të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit parashkollor janë të furnizuara me dru zjarri e lëndë për ngrohje. Sipas informacioneve gjitha akset rrugore nacionale e rurale janë të qarkullueshme.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









