Si pasojë e motit të keq, i cili vijon të shoqërojë qarkun e Dibrës, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona
Siç shihet nga video, kushtet e motit kanë rrëzuar shtyllën e fiderit Sllovë, përgjatë aksit Ceren dhe Vosije. Pa energji elektrike janë zonat e Njësisë Administrative Kala e Dodës.
Prej disa ditësh qarku i Dibrës është mbuluar nga petku i bardhë, i cili ka sjellë problematika të shumta. Puna për rikthimin e energjisë elektrike vijon të jetë intensive, megjithatë, relievi dhe kuhte atmosferike e vështirësojnë punën.
Lajmi kryesor:
Bora kaplon Korçën dhe lë pa drita disa fshatra, elektricistët në terren! Prefekti i qarkut: Situata nën kontroll! Në errësirë edhe zona rreth Kalasë së Dodës në Dibër






