Situata në qarkun e Dibrës vijon që të jetë mjaft problematike, pasi fshatrat janë të bllokuar nga dëbora. Në fshatin Shumbat të njësisë administrative Sllovë janë të bllokuar nga dëbora 4 persona të sëmurë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, njëri nga banorët e fshatit Shumbat, Mersim Hera u shpreh se rruga është e bllokuar prej një jave. “Katër persona janë të sëmurë në gjendje të rëndë, por nuk i transportojmë dot në spital. Janë bërë përpjekje për hapjen e rrugës, por fadroma ka ngecur. Gjithë fshatrat e njësisë Sllovë në Dibër janë të bllokuara prej një jave’tha ai.
Lajmi kryesor:
Pesë të sëmurë të bllokuar nga dëbora, 4 në Dibër dhe një 6-vjeçar në Kolonjë/ ARRSH: Ja rrugët me probleme






