Dëbora/ Vijojnë të bllokuara disa zona në veri, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë

Dëbora/ Vijojnë të bllokuara disa zona në veri, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë

Dëbora në Shkodër

Si pasojë e reshjeve të dëborës situata vijon që të jetë problematike në disa qarqe të veriut të vendit, ndërsa në jug situata është normalizuar.

Gjatë natës së sotme për herë të parë në më shumë se një javë nuk ka pasur reshje dëbore në lartësi, megjithëse temperaturat kanë qënë të ulëta. Përsa i përket akseve nacionale, ARRSH raporton se nuk ka asnjë të bllokuar, ndërsa në disa prej tyre rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
ARRSH: Vështirësi në rajonin verior dhe qëndror, në jug qarkullohet normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një ‘pasqyrë’ të akseve kryesore të vendit në një kohë kur vendi është pushtuar nga ngricat. Në rajonin Verior nuk ka pasur reshje dëbore gjatë natës ndërsa segmentet janë të kalueshme me zinxhir. Sa i përket rajonit Jugor, në qarkun e Korçës qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë; në qarkun Gjirokastër dhe atë të Vlorës qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir. (LEXO KËTU)

Ora 13:17
Reshjet e borës/ Në Gjirokastrës rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara, vështirësi në lëvizjen e mjeteve

Në qarkun e Gjirokastrës, aksi rrugor Kolonjë-Golem e kalueshme me zinxhirë. Rruga Këlcyrë-Malëshovë-Leskaj-Limar, rrugët në Zagorie, në fshatrat Zhej dhe Lliar vazhdojnë të jenë të bllokuara. Ndërsa rrugët rurale të fshatrave të tjerë kanë vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Edhe rrugët rurale të fshatrave Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogren në Frasher te Përmetit paraqesin vështirësi për shkak të borës dhe ngricave në lëvizjen e mjeteve vetëm me zinxhirë.

Ora 13:16
Moti i keq/ Shkrin dëbora në Shkodër, si është situata në liqenin e Komanit

Në qarkun e Shkodrës situata është drejt përmirësimit, ndërsa temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Akset rajonale të cilat janë të gjitha të kalueshme, por vende vende rekomandohet ecja me zinxhir e përdoruesve të mjeteve. Sa i përket prurjeve të liqenit të Komanit nga shkrirja e dëborës, situata hidrike e cila pritet të jetë e monitorueshme dhe jo problematike.  Në bashkitë e qarkut, shkollat janë të hapura, nuk ka patur emergjenca shëndetësore, ndërsa furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

Situata paraqitet si më poshtë:

BASHKIA SHKODËR:
Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit, i bllokuar, në Malin Shoshit ka rreth 80 cm deborë.
Aksi rrugor Bogë - Qafë Thore –Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.
Nderkohe nga Bashkia Shkodër vijon puna me forca njerëzorë dhe me 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane dhe troturareve të qytetit.

Njësia Administrative Pult:
Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidhë Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme me vështirësi, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës.
Njësia Administrative Shosh:Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti nga Kompania kontraktuese.
Njësia Administrative Shalë:
Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. 

BASHKIA MALËSI E MADHE ;
Sipas informacioneve nga Sektori EC pranë kësaj Bashkie nuk ka probleme të bllokimit të rrugëve nacionale dhe të atyre rurale që lidhen me NJA.

BASHKIA PUKË.
Në këtë Bashki situata është drejt stabilizimit, vazhdojnë temperaturat e ulta dhe për pasojë ngricat në të gjithe rrugët rurale dhe nacionale, shkollat janë të hapura, emergjenca shëndetësore nuk kemi patur, furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri