Dëbora/ Vështirësi në rajonin verior dhe qëndror, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë

Dëbora/ Vështirësi në rajonin verior dhe qëndror, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një ‘pasqyrë’ të akseve kryesore të vendit në një kohë kur vendi është pushtuar nga ngricat. Në rajonin Verior nuk ka pasur reshje dëbore gjatë natës ndërsa segmentet janë të kalueshme me zinxhir.

Bëhet fjalë për segmentet: Domaj-Draj Reç; Ura e Cerenecit-Stebleve; Kuben-Vasije; Peshkopi-Qafë-Drajë; Peshkopi-Ushtelencë; Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë, ndërsa në akset e tjera qarkullimi është normal.

Në rajonin Qendror, në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare; në Qafë Priskë-Shëngjergj; në Qafë Priskë-Qafë Mollë-Shëngjergj; në aksin Krujë-Sarisalltik dhe në aksin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave, ndërsa në akset e tjera qarkullimi është normal.

Sa i përket rajonit Jugor, në qarkun e Korçës qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë; në qarkun Gjirokastër dhe atë të Vlorës qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Situata e akseve kryesore të vendit
Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Stebleve
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë-Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.
Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive