Në Rrugën e Kombit lartësia e borës është 5 cm në Tunel-Kalimash, ndërsa kanë punuar 6 borëpastruese. Ndërsa në të gjithë qarkun janë vënë në punë 20 borëpastruese, 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri. Pa energji elektrike aktualisht është vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.
Situata në Qarkun e Kukësit
Situata klimaterike: Në Qarkun e Kukësit në orët e para të mëngjesit u përfshi nga reshje dëbore. Reshjet kanë me intensitet mesatar e të ulët e mbi 600 m lartësia e dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës.
Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna:.
Temperatura aktuale: 0.6 gradë celsius.
Temperatura maximale: 0.2 gradë celsius.
Shpejtësia e erës : 2 m/s .
Sasia e reshjeve: 23.6 mm nga ora 06.00 datë 09.12.2017 deri në ora 06:00 datë 10.12.2017.
Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Siguria e jetës:
Nuk kemi patur probleme në drejtim të sigurisë së jetës të shtetasve në shkallë Qarku.
Rrugët, urat
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:
Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash.Kanë punuar 6 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak.Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore.Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli.Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Kam lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë.Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm .Ka punuar 2 borëpastruese.
Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Energjia elektrike:
Në përgjithësi Qarku është furnizuar me energji elektrike me këto probleme: Aktualisht janë pa energji vetëm Nj.A Zapod e Bashkisë Kukës.
[gallery]25079[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO






